×
Insajderi / Insajderi

Osmani emëron tre komandantë të Komandave përkatëse dhe gradon tre gjeneralë të rinj të FSK-së

Insajderi
29 December 2022 - 17:32
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidentja Vjosa Osmani pas rekomandimeve të parapara me ligj, në një ceremoni të organizuar në Presidencë, në prezencë të kryeministrit Albin Kurti, komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe zëvendësministrit të Mbrojtjes, Shemsi Syla, ka emëruar tre komandantë të Komandave përkatëse në FSK dhe ka dekretuar tre gjeneralë të rinj.

Kolonelët Hysen Dreshaj, Sefer Isufi dhe Ilir Qeriqi kanë marrë gradën gjeneralë brigade. Gjeneral brigade Jeton Dreshaj është emëruar në pozitën e komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Naim Haziri, komandat i Komandës së Gardës Kombëtare, ndërkaq gjeneral brigade, Hysen Dreshaj është emëruar komandant i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së.

Osmani ka përgëzuar komandantë e emëruar dhe gjeneralët e sapograduar, duke iu dëshiruar suksese të mëtejme në ngritjen profesionale të FSK-së. 

OP-ED
Nga Rubrika
Insajderi
01 September 2023

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark