×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    “Pallati i ëndrrave” i Kadaresë botohet në gjuhën serbe

    Insajderi
    24 August 2016 - 21:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare, tanimë mund të lexohet edhe në lexuesi serb.

    Libri “Pallati i Ëndrrave” është botuar në gjuhën serbe nga Shtëpia Botuese “Samizdat”, bën me dije B92, shkruan gazeta Shekulli.

    “ ‘Pallati i Ëndrrave’ është një kryevepër e Kadaresë, ku flitet për një institucion në Tabir Sarrail, që merret me mbledhjen, klasifikimin dhe interpretimin e ëndrrave në perandori, sistem i mbyllur i despotizmit oriental në kohën e Turqisë Osmane, si një version i ferrit të një shteti totalitar”, shkruan media serbe.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark