×
  • Sport
  • Sport

    Pas debaklit të pësuar nga Shaqiri, ‘shpërthen’ legjenda e Unitedit

    Insajderi
    16 December 2018 - 20:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Legjenda e Manchester United, tashmë analist në Sky Sports, Gary Neville, ka komentuar disfatën e Manchester United të pësuar sot ndaj Liverpoolit, ku protagonist ishte Xherdan Shaqiri.

    Shaqiri ishte heroi i ‘të kuqve’, me dy super golave vetëm pak minuta pasi u inkuadrua në lojë, shkruan Insporti

    Neville, që në të kaluarën vazhdimisht e kishte kritikuar Shaqirin, ka reaguar pas humbjes së Unitedit, duke e fajësuar udhëheqësinë e klubit.

    “Bordi është shumë naiv. Fakti që i kanë dhënë atij [Mourinhos] një zgjatje të kontratës, duke e ditur ciklin e tij. Klubi ka humbur kontrollin, nuk e dinë se çfarë të bëjnë me të”, tha pas ndeshjes Neville.

    “Manchester Unitedit i duhet një rifillim. Nuk është vetëm trajneri, është më e thellë se kaq. Ata kanë humbur kontrollin e klbuit kur i rinovuan kontratën pas vetëm 18 muajve”, përfundoi Neville.

    Ndërkaq, legjenda tjetër Ryan Giggs, fajësoi edhe futbollistët.

    “Dikur kemi pasur qendërsulmues si Cantona që i shndërronin topat e këqij në topa të mirë. Tani kemi qendërsulmues si Lukaku që i kthejnë topat e mirë në të këqij”, tha ai.

    Manchester Unitedi pas 17 xhirove renditet në pozitën e gjashtë me 26 pikë, derisa ka bilanc të njëjtë të golave të shënuar dhe të pësuar (29-29). /Insporti.com.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark