×
  • Sport
  • Sport

    Pas fitores ndaj Llapit, Ballkani merr vendin e parë në Superligë – ja çfarë deklaron Daja pas ndeshjes

    Insajderi
    14 May 2023 - 17:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka qenë i matur edhe pas javës që mund të jetë vendimtare për titull kampioni.

    Ballkani fitoi në Suharekë përballë Llapit 1:0, por ka dalë në vendin e parë pasi shfrytëzoi barazimin e Dritës në derbin lokal me Gjilanin, 1:1.

    Ballkani tani ka 69 pikë, kurse Drita ka 67 pikë në pozitën e dytë.

    “Është sakrifica e këtyre djemve që ne edhe dy javë pa u mbyllur kampionati po kryesojmë tabelën. Gjithsesi, duhet të jemi me këmbë në tokë sepse ka edhe dy javë. Duhet të festojmë në momentin e duhur sepse futbolli nuk mund të parashikohet. Duhet të kënaqemi pak por duhet të jemi serioz që ta mbyllim sezonin me plot sukses. Janë javët e fundit të kampionatit dhe ekipet kanë lëndime dhe nuk e kanë formën më të mirë. Punuam fort për të marrë fitoren dhe kishim strategji që të mos i lejojmë hapësira kundërshtarit që ka ekip sulmues dhe mund të godas në çdo moment”, ka thënë Daja fillimisht, i cili më pas i falënderoi edhe tifozët për përkrahjen e madhe.

    “Futbolli luhet për tifozët dhe kur shkallët e stadiumit mbushen në këtë numër është diçka e veçantë. Pa përkrahjen e tyre nuk do të mund ta bënim këtë që e kemi bërë. Ajo që kemi parë është se Ballkani ka krijuar simpati të madhe sepse stadiumet kanë qenë të mbushura edhe kur kemi luajtur jashtë fushës tonë. Kemi ngritur cilësinë dhe tifozët janë kthyer në stadiume”, theksoi Daja. /Koha/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark