×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Pasi AGK-ja e cilësoi të pa pranueshme e të rrezikshme gjuhën e tij, Vela del me një reagim tjetër

    Insajderi
    30 March 2023 - 14:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i Stafit të Presidentes, Blerim Vela, sot në një postim në Twitter ka reaguar ndaj lajmeve se zgjedhja e Vjosa Osmanit presidente, është jo kushtetuese.

    Ai mes tjerash ka cilësuar se raportimet e mediave janë “synime perfide” dhe “tendencioze për të shkaktuar kriza institucionale në Kosovë’.

    Në lidhje me gjuhën e përdorur nga Vela, ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

    “Kjo është një gjuhë e papranueshme dhe shumë e rrezikshme që rëndon ambientin e punës së gazetarëve në Kosovë. Për më tepër është vazhdimësi e sulmeve të zotit Vela ndaj medieve”, thuhet në njoftim e AGK-së.

    Madje, i është bërë thirrje edhe presidentes që t’i ndalojmë sulmet e mediave nga kabineti i saj.

    “Teksa merr pjesë në Samitin e Demokracisë, AGK-ja i bën thirrje të përsëritur presidentes Vjosa Osmani që përfundimisht të ndalojë sulmet ndaj mediave nga kabineti i saj, e që shërbejnë si presion direkt në punën e tyre”, thuhet në komunikatë.

    Reagimi i AGK-së e ka bërë Velën të reagoj sërish.

    “Media të nderuara, reagimi im ka të bëj me shpërndarësit e dezinformatave, porse jo me mediat, të cilat e kanë të drejtën e tyre për raportim të lirë. Mediat e lira janë themel i demokracisë. I inkurajoj që ta zbërthejnë mëtej kush janë porositësit e dezinformatave”, ka shkruajtur Vela në llogarinë e tij në Twitter.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark