×
  • Sport
  • Sport

    “Pele” nderohet pas vdekjes edhe përtej futbollit, tashmë pjesë e fjalorit portugez!

    Insajderi
    14 April 2023 - 14:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fondacioni Pelé ka nisur një fushatë që emri i ish-futbollistit të famshëm të përfshihet si mbiemër në fjalorin portugez. Fondacioni i futbollistit, i cili vdiq më 29 dhjetor në moshën 82-vjeçare, ka sugjeruar një kuptim përtej emrit të tij.

    Nëse fushata arrin qëllimin e saj, tani e tutje Pelé mund të jetë një sinonim për termat e mëposhtëm:

    Më i madhi nga të gjithë.

    Referencë për madhështinë

    Sinonim i përsosmërisë

    Unik.

    Pra, “Pelé” është një term i krijuar në fjalorin brazilian, që nga themelimi i fondacionit është hapur një faqe interneti (pelenodicionario.com.br) ku kërkohet mbështetje për nismën përmes nënshkrimeve:

    “Të gjithë e njohin dhe e nderojnë brazilianin më të madh të të gjitha kohërave. Tani është koha për të nderuar Pelénë, duke përjetësuar “Mbretin” me një fjalë fjalori: firmos dhe bëhu pjesë e kësaj lëvizjeje.”

    Mediat në Brazil, madje edhe klubi i jetës së tij, Santos, e kanë mbështetur kauzën që “Pelé” të përdoret si fjalë në fjalor nga popullata braziliane.

    Përveç kësaj, nga Fondacioni Pelé japin arsyet pse emërtimi i lojtarit brazilian duhet të jetë sinonim i “madhështisë”. Kështu e shpjegojnë ata: “Nderoni MBRETIN e futbollit, duke kërkuar që Pelé të lartësohet dhe të përjetësohet në një mënyrë unike: duke u bërë fjalë e re në fjalor”.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    19 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark