×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Përfundon edicioni i 13-të i “Chopin PianoFest Prishtina”

    Insajderi
    11 June 2023 - 21:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me performancën e mrekullueshme të pianistes se re nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës Avery Gagliano, është mbyllur edicioni i 13-të i festivalit “Chopin PianoFest Prishtina”.

    Edhe këtë vit, si çdo herë tjetër, festivali që ka për qëllim promovimin e muzikës klasike, ofroi program shumë të pasur për publikun. Në skenën e Chopin PianoFEST-it përveq artistëve vendorë të afirmuar, performuan instrumentistë të mirënjohur ndërkombëtar. Po ashtu u mbajtën aktivitete edukative, ligjerata e masterklasa për nxënës e studentë.

    Në mbrëmjen përmbyllëse morrën pjesë Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, zv/ambasadorja e SHBA në Kosovë, Alyson Grunder, artistë e artdashës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark