×
  • Sport
  • Sport

    Përkrahu publikisht palestinezët, paditet mbrojtësi maroken i Bayernit

    Insajderi
    01 November 2023 - 21:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Noussair Mazraoui, mbrojtës i djathtë i Bayernit të Mynihut, ishte objektivi i një kallëzimi penal nga kreu i komunitetit gjermano-izraelit, Volker Beck.

    Kjo padi vjen pas fjalëve të Mazraouit gjatë sulmit të Hamasit ndaj Izraelit dhe, sipas presidentit të komunitetit, ato përkrahin sulmin e grupit palestinez.

    Lojtari maroken publikoi në rrjetet sociale fjalët “Zot, ndihmo vëllezërit tanë palestinezë të arrijnë fitoren”, të cilat “përkrahin sulmet e Hamasit” në territorin izraelit.

    Beck kritikoi gjithashtu sjelljen e Bayernit, të cilën ai e konsideroi “për të ardhur keq”.

    Kujtojmë se lojtari është pezulluar nga klubi bavarez, por tashmë është rikthyer në skuadër, çka e shtyu kreun e komunitetit izraelit të deklarojë se “nuk ka pasur pasoja”, ndonëse shpreson se “drejtësia do të hapë sytë ndaj përgjegjësive të klubit”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark