×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Përkujtohet aktori i shquar shqiptar, Istref Begolli

    Insajderi
    04 May 2023 - 17:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nesër (05.05.2023), ora 18:00, me një aktivitet homazh do të shënohet 90- vjetori i lindjes dhe 20- vjetori i vdekjes së aktorit të shquar shqiptar, Faruk Begolli, i cili ishte një nga zërat më të spikatur të teatrit dhe artit shqiptar në Kosovë.

    Organizator i këtij aktiviteti kulturor përkujtimor është Teatri Kombëtar i Kosovës. TKK në faqen e tij në rrjetin social facebook, lajmëron dashamirësit e teatrit dhe të aktorit të madh se ky homazh artistik, i titulluar “Një gotë për Istref Begolli” do të mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, pikërisht në hapësirën që sot shfrytëzohet nga ky teatër.

    “Së bashku me kolegë, miq dhe familjarë, do të nderojmë kujtimin dhe kontributin e tij në kulturë. Bashkohuni me ne për të kujtuar aktorin Istref Begolli!”- thuhet në njoftimin e TKK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark