×
  • Lajme
  • Lajme

    Përparim Rama: Projekti i prezantuar nga kundërkandidati është kopje e plogësht dhe hajgare

    Insajderi
    03 November 2021 - 15:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, gjatë konferencës së sotme për media, prezantoi projektin e tij “Ridefinimi i Qendrës”.

     Me këtë rast, ai iu kundërpërgjigj edhe kundërakandidatit të tij, Arben Vitia, duke e ftuar që të bëj garë me projekte serioze dhe jo me kopje të plogështa e me hajgare.

    Përparim Rama, ka thënë se projekti i Arben Vitisë është kopje e plogësht, dhe e ka ftuar që të bëjë garë me plane konkrete dhe projekte serioze, e jo me hajgare.

     Ditën e djeshme, Arben Vitia, ka prezantuar projektin për këtë pjesë, i cili tashmë dyshohet fuqishëm se është kopjuar nga programi i Përparim Ramës, të cilin e kishte prezantuar muaj më parë. Kujtojmë se Vetëvendosje edhe më herët u kritikua për plagjiaturë të programit qeverisës nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark