×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Përparim Rama shkakton pakënaqësi brenda LDK’së, reagon Dumoshi

    Insajderi
    08 March 2023 - 22:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hyjnesha në fron është simbol i qytetit të Prishtinës. Mëngjesin e sotëm, simboli i kryeqytetit iu dha dhuratë presidentes Vjosa Osmani nga duart e kryetarit, Përparim Rama.

    Edhe pse kjo dhuratë u bë për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ish-bashkëpartiakëve të presidentes Osmani mund të mos i ketë pëlqyer aq.

    Të paktën kështu la të nënkuptohet deputetja nga radhët e LDK’së, Vlora Dumoshi.

    Dumoshi pak minuta më parë ka publikuar në profilin e saj në Facebook, figurën e Hyjneshës në fron , ndërsa si mbishkrimin në fotografi vendosi disa vargje të cilat duken thumbuese në drejtim të presidentes Osmani.

    Ik nga froni moj Hyjneshë. Se të dhuruan tek plangprishësit“, ka shkruar Dumoshi derisa ka uruar festën e 8 marsit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark