×
  • Lajme
  • Lajme

    Përplasja e ashpër mes Selmanajt dhe Krasniqit për “tradhtinë e PDK-së”

    Insajderi
    10 May 2017 - 23:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-hulumtuesi i lartë i Institutit Demokratik të Kosovës, analisti Driton Selmanaj dhe nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi janë përplasur keq në emisionin “Click” në RTV 21 kur është folur nëse PDK-ja ka tradhtuar partnerin e koalicionit LDK-në.

    Selmanaj ka thënë se PDK ka shkelur marrëveshjen të cilën e kishte bërë më LDK dhe se tashti po del që dikush e ka luajtur një lojë përtej pragmatizmit dhe realizmit. E kjo sipas tij është tradhti.

    “Këta e shkelen marrëveshjen që vet e kanë bërë, në kontekstin më të gjerë del dhe nuk po flasim a ka qenë mirë me u rrënu kjo qeveri. Atë çka e pash deklaratat e SHBA dhe Gjermanisë mendoj se dikush e luajti një lojë përtej pragmatizmit dhe realizmit, ka elemente të tradhtisë”, ka thënë Selmanaj.

    Selmanaj ka vazhduar të insistoj se PDK ka një standart të funksionimit.

    “Kjo është mënyra sesi funksionon PDK-ja. Tradhëtinë e keni standart të sjelljes në politikë”, ka thënë Selmanaj.

    E kjo ka acaruar Memli Krasniqin.

    “Kqyre Driton, se tash po ngoj edhe kur folin palidhje nuk ndërhy. Ndaç bonu argat, mundesh edhe me qenë mercenar”, ka thënë Krasniqi, i cili e ka akuzuar Selmanajn se është “argat i LDK-së”./Insajderi.com

    https://www.facebook.com/RTV21portali/videos/1243999819031155/?autoplay_reason=gatekeeper&video_container_type=0&video_creator_product_type=2&app_id=2392950137&live_video_guests=0

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark