×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Përurohet monografia e Floriana Odhise Paskalit kushtuar regjisorit Nikolin Gurakuqi

    Insajderi
    21 June 2023 - 22:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot, në Ditën Botërore të Muzikës, Opera e Kosovës organizoi promovimin e monografisë kushtuar regjisorit të mirënjohur të operave, Nikolin Gurakuqi, me autore Floriana Odhise Paskali.

    Ky aktivitet u mbajt në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.

    Në këtë ngjarje që u mbajt në kuadër të bashkëpunimeve të kalendarit të përbashkët kulturor Kosovë-Shqipëri morëm pjesë personalitete të shquara të artit dhe kulturës.

    Folës ishin Leonardo Voci – piktor, Edmond Doko – dirigjent, Ylber Gjini – bariton dhe Besa Luzha – përfaqësuese e këshillit të Operës së Kosovës.

    Ndërsa për programin artistik u përkujdes kori i fëmijëve “Okarina”, nën udhëheqjen e Elikona Hysaj-Shala dhe korepetitor Melos Buza, me fragmente dhe koralet nga operat e njohura botërore dhe atyre shqiptare.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark