×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Plagosja e dy personave me armë zjarri në “Bregun e Diellit”, pamje nga vendi i ngjarjes

    Insajderi
    15 February 2024 - 23:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në mbrëmjen e sotme kanë mbetur të plagosur dy persona në në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë. Sipas policisë lidhur me rastin janë arrestuar tre persona si të dyshuar.

    Ndërsa në vendin e ngjarjes janë parë ekipe policore që po merren me rastin.

    Foto nga vendi i ngjarjes.

    Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor.

    Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar policia.

    “Sot rreth orës 21:00 policia ka marrë informatën për  plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare  dyshohet se me armë zjarri janë plagosur dy persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore ndërkohë që lidhur me këtë rast deri tani janë arrestuar tre persona të dyshuar.”, tha Ahmeti për Insajderin.

    @insajderiofficial #kosova #fyp #shqipe #shqiptar #prishtine #prishtina #prishtinamall #prishtinacity #viral #fyp ♬ Finish Line – Lux-Inspira

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark