×
  • Showbiz
  • Show

    “Plehrë që përdor një moment delikat”, Xhensila Myrtezaj reagon ashpër në rrjetet sociale

    Insajderi
    02 February 2024 - 22:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ka bërë një reagim të ashpër në Insta Story.

    Xhensila ka paralajmëruar për marrje të masave ligjore për ata që shpifin për të.

    Ajo thotë se dikush i ka nisur një video ku disa persona kanë shpifur për të dhe njerëz të afërt, në një kohë që tashmë aludohet se martesa e saj me Bes Kallakun po kalon një krizë.

    Sapo më nisën një video që një monstër TikToku me fantazin më të shthurur ka baltisur emrin tim, me njerëz që nuk i njohë, e as emrin s’ja kam dëgjuar kurrë. Plerë që përdor një moment delikat mediatik, për të thurrur intrigat dhe gënjeshtrat e tua. Është përbaltur shumë emri im për shumë vite, por kam heshtur. Nga ky moment do të mbani përgjegjësi juridike për çdo shpifje.”, ka shkruar ajo.

    Ndryshe, një veprim i fundit i Xhensiles dhe Besit ka bërë që shumë nga fansat dhe ndjekësit e tyre të ngrenë dyshimet për një krisje të marrëdhënies së tyre, deri në ndarje.

    Dy artistët nuk ndiqen më me njëri tjetrin në Instagram. Dyshimet janë përforcuar edhe më shumë, pasi dyshja kanë hequr edhe fotot e tyre së bashku, në rrjetet përkatëse sociale.

    Mediat në Shqipëri kanë raportur se, këngëtarja ka marrë hapin për t’i dhënë fund martesës disavjecare. Kjo nuk është kriza e parë mes çiftit, por mesa duket ishte vendimtarja, për të zgjedhur rrugën e divorcit.

    Po ashtu është raportuar se divorci nuk është bërë me pranim të të dyja palëve. Pavarësisht konflikteve, Kallaku ka kundërshtuar ndarjen.

    Pas raportimeve të fundit, asnjëri nga ta nuk ka konfirmuar apo përgënjeshtruar lajmet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark