×
  • Sport
  • Botërori 2022

    Pritje madhështore edhe për lojtarët e Marokut

    Insajderi
    20 December 2022 - 20:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dhjetëra mijëra marokenë të gëzuar kanë pritur lojtarët e Marokut, që shkëlqyen dhe tejkaluan gjitha pritjet në Kupën e Botës në Katar. Maroku arriti deri në gjysmëfinale, duke u bërë përfaqësuesja e parë afrikane që ‘preku” këtë fazë garash.

    Lojtarët e Marokut të martën janë kthyer në vendin e tyre.

    Tifozët pasionantë të Marokut kanë mbushur sheshet dhe janë rreshtuar përgjatë rrugëve të Rabatit derisa po kalonte autobusi që i barte yjet e futbollit. Tifozët kanë valëvitur flamuj kanë kërcyer dhe kanë brohoritur, derisa autobusi i lojtarëve po parakalonte, i përcjellë nga forca të mëdha të policisë.

    Lojtarët e selektorit Walid Regragui kanë bërë me dorë, kanë puthur tifozët e entuziazmuar dhe kanë bërë shumë fotografi.

    Në disa pjesë, autobusi ka pasur vështirësi të lëviz për shkak të numrit të madh të tifozëve që dolën në rrugë.

    Mbreti Mohammed VI ka pritur lojtarët në pallatin e tij “për të festuar arritjen e madhe dhe historike”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark