×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Probleme të reja për Muriqin

    Insajderi
    12 July 2022 - 11:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    E ardhmja e sulmuesit kosovar ka mbetur pezull shkaku i gjendjes së tij fizike.

    28 vjeçari nuk arriti t’i kalonte vizitat mjekësore në Club Brugge ditë më parë.

    Kjo bëri që klubi belg të tërhiqet, duke kërkuar që ta marrë lojtarin në formë huazimi ose ta blejë atë më lirë.

    Megjithatë, prizrenasi i kaloi me sukses dje vizitat mjekësore tek klubi i tij – Lazio.

    Por, ende s’ka marrë fund asgjë për përfaqësuesin kosovar.

    Ish-futbollisti i Rizesporit dhe i Fenerbahçes duhet t’i nënshtrohet edhe një vizite mjekësore pas dy javësh.

    Në ndërkohë, Muriqi do të ushtrojë i vetëm në këtë periudhë pasi nuk do t’i bashkohet ekipit të Lazios në qendrën stërvitore Formello, transmeton “express”.

    E pas dy javësh, Vedati mund ta ketë një tjetër mundësi për t’iu bashkuar belgëve të Club Brugge.

    Interesim për sulmuesin kosovar kanë shfaqur edhe Mallorca në Spanjë, Hull City në Angli dhe Galatasaraty e Fenerbahçe në Turqi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark