×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria ndalon punimet e multimilionerit Grainca, për të cilat raportoi Insajderi

    Insajderi
    19 April 2024 - 16:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria e Ferizajt ka marrë vendim për ndalim të punimeve në ndërtesat e mëdha të multimilionerit Fatmir Grainca.

    Për ndërtimet në fjalë të milionerit ferizajas, Gazeta Insajderi ka raportuar me muaj të tërë.

    Në komunikatën e lëshuar nga AVONET, thuhet se e ndaluan vazhdimin e shkeljeve ligjore nga kompania e përfshirë në çështje.

    Punimet sipas tyre janë të kundërligjshme.

    Për këto ndërtime kohë më parë kishin protestuar edhe banorët e Ferizajt.

    Insajderi pati sjellur shkrime ekskluzive për dallaverët që bëheshin me to nga biznesmeni Grainca dhe akterë të nivelit lokal në Ferizaj.

    “DEKLARATË PËR MEDIA Prokuroria e Ferizajt urdhëron ndalimin e punimeve. Të nderuar qytetarë, Pas reagimeve dhe deklaratave të AVONET ndaj shqetësimeve për mos respektim të vendimit të gjykatës themelore në Prishtinë dhe gjykatës së apelit, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka urdhëruar inspektoriatin komunal në Ferizaj që të ndalojë punimet që po zhvillohen kundërligjshëm në rrugën Gëzim Sahiti. Reagimi i prokurorisë vie si rezulatat i takimit të përbashkët me Kryeprokurorin z. Jashari, AVONET dhe banorët e lagjes. Në takim u shtjelluan dhe u prezantuan të gjitha faktet, provat dhe gjendja faktike, e rastit në fjalë. Prokuroria me veprimet e saja ndaloi vazhimim e shkeljeve ligjore nga kompania e përfshirë në çështje. Me respekt, Zyra për Informim”, thuhet në komunikatën e AVONET.

    /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark