×
  • Showbiz
  • Show

    Pse mbështeti Donald – Beatrix kur pa si reagoi Bora jashtë? Sarah shpjegon arsyen

    Insajderi
    09 January 2022 - 22:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Beatrix, Sarah dhe Einxhel janë bërë pjesë e Big Brother Vip 3 javë pas nisjes së spektaklit, që do të thotë se vajzat e panë dhe jashtë përgjigjen e Borës ndaj Donaldit dhe postimet e saj.

    Megjithatë Sarah dhe Einxhel e kanë mbështetur lidhjen e Donaldit me Beatrix.

    Për këtë fakt është pyetur edhe Sarah sot në Big Brother Fun Club.

    Ajo ka thënë se gjërat brenda shtëpisë janë shumë ndryshe, dhe se mes Donald dhe Beatrix ka shumë kimi.

    “Unë e kam parë puthjen e tij me Borën dhe të them të drejtën jam përfshirë shumë. Por, kur hyra brenda pash kimi mes Beatrix dhe Donaldit. Unë e kam parë se si ata e shihnin njëri-tjetrin. Në atë shtëpi mund të dashurohesh me këdo dhe me një pemë. Nuk di çfarë të them. Kjo temë është e ndërlikuar”, tha Sarah, e cila pranoi se mbështet Donaldin dhe mendon se ai është fitues.

    Tjetër nga Big Brother VIP:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark