×
  • Sport
  • Sport

    Pulisic e zbulon arsyen e transferimit te Milan

    Insajderi
    23 July 2023 - 22:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Christian Pulisic ditë më parë ka kompletuar transferimin te gjiganti italian Milan nga Chelsea.

    Sulmuesi amerikan ka nisur tanimë aventurën te Rossonerët, teksa ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për fazën përgatitore me klubin kuqezi.

    Reprezentuesi amerikan ka folur për mediat amerikane duke thënë se u bind nga biseda që kishte me trajnerin Stefano Pioli për tu transferuar te Milani.

    “Jam i lumtur që jam te Milani, dua të jap gjithçka për këtë ekip. Kam folur me Piolin, nuk u desh shumë kohë për t’u transferuar në Milano, vetëm disa biseda”.

    “Trajneri më bëri të qartë se donte që unë të isha këtu, ai më kërkoi të isha sa më konkret për të ndihmuar shokët e mi të skuadrës”, u shpreh Pulisic.

    Gjatë qëndrimit në SHBA, Milani do të zhvilloj ndeshje miqësore ndaj Real Madridit, Juventusit dhe Barcelonës, teksa pas rikthimit në Itali do të luajnë edhe ndaj Monzas dhe Etoile Sahel.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark