×
  • Showbiz
  • Show

    Puthje e përqafime para publikut – momenti kur Sara i bashkohet Ledrit në skenë

    Insajderi
    25 May 2023 - 14:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të mërkurën, reperi Ledri Vula ka promovuar albumin e tij më të ri në ardhje, “1 Goat për ty”.

    Në mesin e shumë miqve, të ftuarve VIP e disa fansave të tij, reperi i shumë hiteve të hip-hopit ka interpretuar live para audiencës disa nga këngët e tij të reja të albumit.

    Përgjatë interpretimit të këngëve të ndryshme, atij iu bashkuan në skenë emrat e njohur si: Lumi B, Lyrical Son, Capital T, Buta, e të tjerë.

    Sara dhe Ledri (Foto: Instagram)

    Por një nga momentet më të veçanta që ishte rezervuar për të në çastin kur partnerja e tij, Sara Hoxha, u ngjit në skenë bashkë me të gjatë këndimit të një prej këngëve.

    Dyshja mund të shiheshin duke u përqafuar dhe ledhatuar me njëri-tjetrin, gjersa të gjithë sytë ishin nga ta.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark