×
  • Sport
  • Sport

    Qëndron te Milan, apo rikthehet te Real Madridi!? Kjo pritet të jetë e ardhmja e Brahim Diaz

    Insajderi
    01 June 2023 - 19:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mesfushori sulmues Brahim Diaz rikthehet te Real Madrid. Klubi madrilen po llogarit te lojtari në sezonin 2023/2024, pavarësisht përpjekjeve të Milanit për ta blerë atë, raporton Relevo.

    Kontrata aktuale e Diaz me Real Madridin është deri në fund të sezonit 2024/2025.

    Madridi tashmë është duke punuar për të zgjatur marrëveshjen me mesfushorin, i cili është i huazuar për Milanin për tre sezone.

    Braim Diaz do të mbushë 24 vjeç këtë verë.

    Për Milanin në sezonin 2022/2023, spanjolli luajti 44 ndeshje në të cilat shënoi shtatë gola dhe u dha gjashtë asistime shokëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark