×
Aktuale

Qeverisë Kurti i shfaqet edhe një problem tjetër i madh – Obligohet që të ndërhyjë në veriun e Kosovës

Insajderi
21 January 2022 - 12:14
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti i ka dalur edhe një problem tjetër me energjinë. Kësaj herë për banorët serb në veri. Gjykata Kushtetuese po e obligon atë që deri në muajin qershor të këtij viti, të siguroj se ka kryer procesin e futjes në sistemin e faturimit edhe banorët serb në katër komunat në veri të Kosovës, miliona për shpenzimin e të cilëve e kishte paguar qeveria e Kosovës.

Një vendim i Gjykatës Kushtetuese i nxjerrë me 28 dhjetorit 2021 e që është publikuar më 13 janar të këtij viti obligon Qeverinë e Kosovës që të futë në faturim për shpenzimin e energjisë elektrike edhe banorët serb në veri.

Këtë qeveria sipas vendimit të Kushtetueses është e obliguar të bëjë deri në qershor të këtij viti, shkruan Gazeta Insajderi.

“Është obliguar Qeveria e Kosovës, që brenda afatit gjashtë (6) mujor të sigurojë të gjithë procesin e futjes në sistemin e faturimit, sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi, në bashkëpunim me palët përgjegjëse, për faturimin e konsumatorëve në katër (4) komunat përkatëse me energji elektrike”, thuhet në aktgjykimin e Kushtetuese.

Kjo, pikë jo vetëm që obligon Qeverinë e Kosovës të shtrijë sistemin, përkatësisht instalimin e njësorëve, por edhe faturimin e konsumatorëve.

Në rast se nuk respektohet vendimi i marrë nga Gjykata Kushtetuese branda afatit gjashtë mujor, Qeveria bën shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe rrjedhimisht edhe të sovranitetit të vendit.

Ky vendimi i Kushtetueses, u mor bazuar në bazuar në parashtresën e deputetes Blerta Deliu-Kodra dhe 12 deputetëve tjerë të kuvendit lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Rekomandimeve të Kuvendit Nr.08-R-01, të 6 majit 2021.

Në parashtresën e deputetëve për kushteueshmërinë e vendimi i Kuvendit të Kosovës i 6 majit për të paguar devijimet e KOSTT-it për energjinë e shpenzuar në veri të Kosovës, Kushtetuesja konstatoi se nuk përbën shkelje kushtetuese.

Por, se shkelja do të ndodhë në rast se Qeveria nuk e shtrin sovranitetin energjetik brenda gjashtë muajsh.

Kuvendi i Kosovës kishte autorizuar KOSTT-in që të mbulojë devijimet e energjisë elektrike në katër komunat veriore të Kosovës, duke shfrytëzuar të hyrat nga buxheti vetanak, mjete këto të cilat do të kompensoheshin “nga dividendë apo ndonjë mekanizëm tjetër i mundshëm”.

“Gjykata më tej sqaron se, bazuar në dokumentacionin e pranuar nga palët e interesuara, si rezultat i mosfaturimit të energjisë elektrike për konsumatorët e energjisë elektrike në katër (4) komunat e Republikës së Kosovës, humbjet e energjisë elektrike janë regjistruar ‘si devijim i Kosovës ndaj sistemit të Evropës Kontinentale’. Pas shfuqizimit të Vendimit të lartcekur të ZREE-së dhe deri në prill të vitit 2021, këto humbje, përkatësisht devijimet në sistemin elektroenergjetik të Republikës së Kosovës, janë mbuluar nga Buxheti i Republikës së Kosovës”, thuhet në Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas gjykatës si rezultat i mosfaturimit të energjisë elektrike për konsumatorët në katër komunat në veri, konsumi i energjisë elektrike në këto komuna, është regjistruar si devijim.

“Përfundimisht, Gjykata konstatoi se nxjerrja e Aktit të kontestuar të Kuvendit ka rezultuar në dallim në trajtim të konsumatorëve të energjisë elektrike që nuk jetojnë në katër (4) komunat e Republikës së Kosovës, megjithatë, ky dallim në trajtim ka një ‘justifikim objektiv dhe të arsyeshëm” dhe rrjedhimisht, nuk rezulton në diskriminim, sepse (a) është i përcaktuar me ligj; (b) ka ndjekur një qëllim legjitim; dhe (c) është proporcional, dhe për pasojë, nuk është nxjerrë në papajtueshmëri me nenet 24 dhe 55 të Kushtetutës në lidhje me nenin 1 të Protokollit nr.12 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, thuhet në aktgjykimin e kushtetueses.

Në maj të vitit të kaluar Qeveria Kurti kishte ndarë 11 milionë euro për  për mbulimin e humbjeve në pjesën veriore të Kosovës. Disa muaj më vonë, edhe  6.7 milionë euro të tjera për të mbuluar humbjet nga rryma e shpenzuar në veri deri në fund të vitit.

VENDIMI I PLOTË I KUSHTETUESES

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark