×
  • Lajme
  • Insajderi

    Raportohet për një takim të dytë mes BSPK`së dhe Vjosa Osmanit –  Flasin për Insajderin nga Presidenca

    Insajderi
    05 September 2022 - 13:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditën e sotme u raportua se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të ketë edhe një takim të dytë me BSPK-në për të gjetur një zgjidhje që çon tek ndërprerja e grevës. Por, nga Presidenca e Republikës së Kosovës u përgënjeshtrua një takim i radhës me bartësit e sindikatave.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar me këshilltarin për media të Presidentes, Bekim Kupina, i cili tha se nuk ka një takim të dytë të Osmanit me BSPK-në.

    “Nuk kemi takim. Ka takime të tjera të natyrës diplomatike” – tha Kupina.

    Në takimin e së shtunës, presidentja Osmani u kërkoi grevistëve që të bëjnë një hap në përfundimin e grevës, duke e vlerësuar prezantimin e pakos nga Qeveria për ta përballuar inflacionin.

    Ndërsa, Kryeministri Kurti më 1 shtator reagoi për grevat, duke thënë se “shkolla nuk bën të bojkotohet, duhet ta ketë mësuesin dhe nxënësin, për të cilin e drejtë elementare është mësimi”.

    Ai iu ka bërë thirrje drejtorëve të arsimit nëpër komunat e Kosovës, që “asnjëri prej tyre të mos iu bëjë trysni drejtorëve të shkollave ose arsimtarëve që të mos e mbajnë mësimin”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark