×
  • Sport
  • Sport

    Real Madrid triumfon me përmbysje kundër Milan

    Insajderi
    24 July 2023 - 10:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Milani dhe Real Madridi janë përballur në një sfidë miqësore në kuadër të turneut parasezonal në Pasadena të Kalifornisë.

    Triumfues nga ky ballafaqim i dy gjigantëve evropian doli Real Madridi që fitoi me rezultat 3-2, edhe pse ishte në disavantazh 2-0.

    Italianët krijuan epërsi prej dy gola në pjesën e parë kur realizuan Tomori dhe Romero në minutat 25’ dhe 42’.

    Por, situata ndryshoi krejtësisht në pjesën e dytë kur skuadra e Carlo Ancelotti mori kontrollin e lojës.

    Valverde barazoi rezultat duke shënuar dy gola brenda dy minutave 57’ dhe 59’, kurse fitoren e spanjollëve e vulosi Vinicius Jr gjashtë minuta para përfundimit të ndeshjes. /kp

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark