×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza / Analiza

    “Reciprociteti çështje ditësh” – Premtimi i Kurtit që bie poshtë sipas përshkrimeve të ‘Non- Paper’

    Insajderi
    27 April 2021 - 20:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Albin Kurti kishte deklaruar se vendosja e reciprocitetit me Serbinë, do të jetë ndër gjërat e para që do ta bëjë qeveria e tij. Ai madje, kthimin e reciprocitet e kishte quajtur çështje javësh dhe assesi çështje muajsh. Por ky zotim i Kurtit rrezikon të mos realizohet kurrë, pasi që një dokument i publikuar një ditë para se Albin Kurti të udhëtoj për Bruksel, e thotë specifikisht se nuk do të ketë reciprocitet mes Kosovës e Serbisë, shkruan Gazeta Insajderi.

     “Bashkimi Evropian do të ndërmarrë një proces lehtësimi që duhet të rezultojë me nënshkrimin e një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme midis të dy palëve me qëllim të zgjidhjes së të gjitha çështjeve të pazgjidhura në mënyrë që të arrihet progres në rrugën e tyre evropiane dhe, si rezultat, të krijojnë mundësi të reja dhe të përmirësojnë jetën e njerëzve. Kosova nuk do të vendosë asnjë barrierë tregtare ndaj Serbisë dhe Serbia do të sigurojë respektimin e status quo-së në lidhje me pranimin ndërkombëtar të Kosovës. Palët do të vazhdojnë të respektojnë moratoriumin e vendosur në arenën ndërkombëtare”, thuhet në Non-Paper.

    Lexo edhe:

    Sot një vit më parë, kryeministri Albin Kurti kishte marrë vendim për heqjen pjesërisht të taksës ndaj importit nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

    Shteti fqinjë Serbia asokohe kishte afat dy javorë për të reflektuar, pasi nga data 1 prill 2020 Kurti do të hiqte taksës 100 për qind dhe do të niste zbatimin e reciprocitetit, njëherë me fushën e tregtisë e pastaj në fushën e ekonomisë.

    Kështu, qeveria e udhëhequr nga Kurti, më 31 mars, 2020 taksën e shndërroi në reciprocitet me Serbinë, duke nxitiur kundërshtim nga Serbi dhe Shtetet e Bashkuara.

    Madje, Kurti kishte deklaruar se nëse pala serbe nuk reflekton as pas një periudhe 90 ditësh për heqjen e tarifës për lëndën e parë, atëherë Qeveria nga data 15 qershor do ta kthejë tarifën.

    “Nëse Serbia nuk e përfill qëndrimin e Kosovës dhe nuk fillon heqjen e barrierave, me fillim nga data 1 prill do të nisë zbatimi i reciprocitetit, njëherë me fushën e tregtisë e pastaj në fushën ekonomisë. Në rast se pala serbe nuk reflekton as pas një periudhe 90 ditësh për heqjen e tarifës për lëndën e parë, atëherë Qeveria nga data 15 qershor do ta kthejë tarifën, deri në zbatimin e reciprocitetit”, kishte deklaruar Kurti.

    Kështu, Kurti kishte plotësuar pjesërisht njërën nga kërkesat që ia kishte bërë Bashkimi Evropian, ndonëse jo në mënyrën si kishte premtuar ai para marrjes së qeverisë.

    “E kemi përsëritur dhe theksuar qëndrimin tonë, se tarifën 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë ne do ta zëvendësojmë me parimin e reciprocitetit. Pra, nuk është se do ta heqim tarifën dhe nuk do ta vëmë reciprocitetin, por do ta vëmë reciprocitetin dhe do ta heqim tarifën”, kishte deklaruar Kurti.

    Qeveria e tij nuk mund të mbijetoi shumë, Kurti u shkarkuar me mocion mosbesimi duke i mbetur përgjysmë punët ‘e mëdha”.

    Heqja e taksës ishte vendimi i parë i pasardhësit të Kurtit, Avdullah Hotit, i cili e hoqi reciprocitetin më 6 qershor, duke mundësuar rinisjen e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar.

    Por, kur Kurti mori për herë të dytë në drejtim qeverinë e Kosovës me 14 shkurtë të viti 2021, në top pesë prioritet e tij kishte edhe kthimin e reciprociteti ndaj mallrave serbe.

    Albin Kurti kishte deklaruar se vendosja e reciprocitetit me Serbinë, do të jetë ndër gjërat e para që do ta bëjë qeveria e tij.

    Madje, Kurti kthimin e reciprocitet e kishte quajtur çështje javësh dhe assesi çështje muajsh.

    “Është çështje ditësh, javësh dhe kurrsesi muajsh. Nuk e di tash se cila do të jetë sekuenca, por është ndër gjërat e para që do të bëjmë”, kishte thënë Kurti.

    Kurti kishte paralajmëruar masa të reciprocitetit për secilin shtet që ka veprime të njëanshme, dhe që shkelin parimin e barazisë dhe marrëveshjet e nënshkruara.

    Por, tashmë kanë kaluar një muaj e gjysmë dhe kryeministri Kurt nuk ka bërë asnjë hapë në vendosjen e reciprocitete ndaj mallrave serbe.

    Megjithatë Kurtit i skadoi edhe “afati” që kishte premtuar për kthimin e reciprociteti, pasi letra e dërguar nga Gjermania dhe Franca thotë qartë se Kosovë nuk mund të vendosë asnjë barrierë tregtare ndaj Serbisë./GazetaInsajderi/

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark