×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Regjimi i kuq po ua ndal bukën e gojës mësuesve”

    Insajderi
    03 October 2022 - 17:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës nuk do t’i ekzekutojë pagat e muajit shtator për grevistët. Pas kësaj ka reaguar Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Armend Zemaj.

    Ai tha se “regjimi i kuq”, mësimdhënësve ja u ka ndaluar bukën e gojës.

    Në vend të urimit për një fillim të mbarë të vitit shkollor, edhe pse të vonuar pikërisht nga qeverisja e paaftë dhe grindavece, mësuesit po privohen nga të drejtat e tyre elementare, ngase po iu ndalet buka e gojës“, tha ai.

    Kusari Lila, tha sot se ministria është në pritje të azhurnimit të listave të punonjësve që nuk kanë qenë në vendin e punës gjatë këtyre ditëve.

    “Është përgjegjësi e agjencioneve buxhetore në këtë rast që të bëjnë azhurnimin e listës”, tha ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark