×
  • Sport
  • Sport

    Reijnders i dashuruar me Milanon: Dua të qëndroj gjatë këtu

    Insajderi
    04 September 2023 - 13:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tijjani Reijnders është një nga goditjet më të mira të Milanit, së paku kështu thonë statistikat e tij dhe paraqitja në fushë në këto tre sfidat e para në Serie A.

    Mesfushori holandez iu bashkua Rossonerëve nga AZ Alkmaar dhe menjëherë ka zënë vend në formacionin bazë të trajnerit Stefano Pioli.

    25-vjeçari ka folur nga grumbullimi me Kombëtaren holandeze duke thënë se është i lumtur që është pjesë e Milanit dhe se dëshiron të qëndroj gjatë te kjo skuadër.

    “Jam në një nga klubet më të mëdha në botë. E shoh veten duke luajtur këtu edhe për disa vite të tjera”, tha mesfushori holandez.

    “Kur jam në palestër, shoh ‘Hall of Fame’. Aty shoh Gullit dhe Van Basten me Topat e Artë. Këtu te Milan janë shumë të lumtur me lojtarët holandezë. Më quajnë ‘Power Reijnders’, nga ‘Power Rangers’. Ata shpikin gjithçka”.

    “Edhe pse sezoni sapo ka filluar, ne jemi në rrugën e duhur. Unë me të vërtetë dua të fitoj titullin. Nuk kam fituar asnjë çmim në jetën time dhe

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark