×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Rëndohet dosja kundër “Kobrës”, nën hetime edhe për zhdukjen e kamerave

    Insajderi
    04 January 2023 - 16:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra” sot ka dalë para Gjykatës, por ende nuk është marrë vendimi për masën kundër tij.

    Ai dyshohet se dje në orët e para të mëngjesit, ka shtënë me armë zjarri drejt kuksianit  31-vjeçar i cili për pasojë ka mbetur i vdekur, pas një sherri që ka ndodhur në lokalin “Kobra City”, shkruan Gazeta Insajderi.

    Në këtë të fundit, pas rastit janë zhdukur pamjet nga kamerat e sigurisë. Pikërisht për këtë çështje ai tash po akuzohet, përpos dyshimeve të para për vrasjen dhe plagosjen e të rinjve nga Kuksi.

    Prokuroria e Prizrenit konfirmon se kundër “Kobrës” rëndon akuza për zhdukjen e pamjeve nga kamerat brenda lokalit të tij, shkruan Gazeta Insajderi.

    Ndryshe, Gazeta Insajderi nga burime të sigurta ka mësuar se “Kobra” një orë para ngjarjes kishte qenë në klubin e natës “Stop” në qytetin e GjIanit.

    I njëjti, rreth orës 2:51 ka dalë nga ky lokal. Burimet e Gazetës Insajderi bëjnë të ditur se policia ka qenë në klubin ku ai ka qëndruar dhe ka marrë dëshmitë përkatëse.

    Prokuroria Themelore në Prizren ka dorëzuar kërkesën për caktimin e paraburgimit për Dibran Hoxhën në në Gjykatën Themelore në Prizren.

    E njëjta pritet të ndërmirret nga gjykata brenda të mërkurës së katër janarit.

    Këtë për Insajderin e ka konfirmuar avokati i Hoxhës, Nexhat Elshani.

    “Seanca ka përfundu brenda 1 ore diku del edhe vendimi nga Gjykata”, tha shkurt për Gazetën Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark