×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Rezultat fantastik, katër deputetë shqiptarë në Kuvendin e Malit të Zi

    Insajderi
    11 June 2023 - 23:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nik Gjeloshaj nga Forumi Shqiptar ka komentuar rezultatet paraprake parlamentare të Malit të Zi.

    Ai tha se “partia që drejtojë deri më tani ka fituar dy mandate” ndërsa ka përsëritur se ky është një rezultat i madh për këtë subjekt politik.

    Gjeloshaj ka pohuar se shqiptarët do të përfaqësohen me katër deputetë në Kuvend, raporton rtcg.

    “Mendoj se me katër deputetë në parlament nga partitë shqiptare iu dërgua një mesazh i mirë popullit shqiptar”, tha ai.

    Politikani shqiptar beson se Mali i Zi do të ketë një qeveri të qëndrueshme, e cila do ta dërgojë në Bashkimin Evropian.

    Ndryshe, lëvizja që e ka drejtuar presidenti aktual malazez, Jakov Milatoviq, ka fituar zgjedhjet parlamentare ndërsa në pozitën e dytë është DPS, të cilën deri para disa jave e ka drejtuar Milo Gjukanoviq.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark