×
  • Sport
  • Sport

    Roma fiton ndaj Udineses dhe rrëmben vendin e tretë

    Insajderi
    16 April 2023 - 23:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Roma ka shënuar fitore të madhe, me rezultat 3:0 ndaj Udineses. 

    Fitore shumë e rëndësishme e romakëve, në luftë për të siguruar një vend në garat e Champions League. 

    Golat i realizuan Bove (37′), Pellegrini (55′) e Abraham (90′). 

    Duhet theksuar se në minutën e 37-të Cristante i Romës dështoi nga penalltia por topi i rikthyer nga shtylla u finalizua në gol nga Bove. 

    Mysafirët dështuan nga penalltia në minutën e 69-të, Pereyra nuk e konkretizoi në gol.

    Roma renditet në vend të tretë me 56 pikë, duke lënë pas Milanin me 53, Interin 51 pikë etj. ndërsa Udinese zë pozitën e 12-të me 39 pikë pas 30 javësh të zhvilluara në Serie A.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark