×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rumania deklarohet se s’është e aftë ta udhëheqë presidencën e BE’së

    Insajderi
    12 November 2018 - 20:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, tha se vendi i tij nuk është i gatshëm të marrë presidencën e radhës të Bashkimit Evropian në muajin janar dhe i bëri thirrje kryeministres të japë dorëheqje.

    “Sipas mendimit tim, ne nuk jemi të përgatitur për këtë”, tha Iohannis të hënën në Bukuresht.

    Viorica Dancila, politikane nga Partia Social-Demokrate që ka pushtetin në Rumani, është emëruar kryeministre në janar dhe që atëherë është kritikuar si figurë në një qeveri që në fakt drejtohet nga shefi i Social-Demokratëve, Liviu Dragnea, i cili nuk ka mundur të bëhet kryeministër, për shkak të një dënimi për manipulim me vota.

    “Tani duhet të zëvendësohet ky aksident – qeveria Dragnea-Dancila”, tha Iohannis.

    “Nuk ka asnjë shans për një qeveri të mirë … apo përfshirje të duhur në çështjet evropiane”, shtoi ai.

    Iohannis i bëri komentet pasi ministri për Çështje Evropiane i Rumanisë, Viktor Negresku, dha dorëheqje javën e kaluar, pas trazirave në qeveri lidhur me përgatitjet për presidencën gjashtëmujore të BE-së, përcjell REL.

    Muajin e kaluar, komisionarja për drejtësi e BE-së, Vera Jourova, shprehu shqetësim për kapacitetet e Rumanisë për të menaxhuar me presidencën.

    BE-ja, më 13 nëntor, do të lëshojë raportin e saj të fundit mbi sistemet gjyqësore të Rumanisë dhe Bullgarisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark