×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    SHBA: Fqinji vret një grua, pasi fëmijët e saj po bënin shumë zhurmë

    Insajderi
    06 June 2023 - 16:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku një afrikano-amerikane nënë e katër fëmijëve u qëllua dhe u vra nga një fqinj, i cili u ankua për “zhurmën” e shkaktuar nga fëmijët që luanin në kopsht.

    Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në Marion County, në Florida.

    Fqinji fillimisht u hodh mbi djemtë, duke hedhur një palë patina drejt njërit prej tyre.

    Në atë moment një djalë tjetër hyri në shtëpi për të paralajmëruar nënën e tij, Aj Owens, për incidentin dhe ajo shkoi në shtëpinë e fqinjit i cili e qëlloi atë si kundërpërgjigje.

    Familja e viktimës bën thirrje për drejtësi por deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar, shkruan KlanMacedonia, transmeton Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark