×
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Hulumtime

    Shkarkim/ngarkim diplomacia, InDoks sjell rrëfimin për një vit të Qeverisë Kurti në politikën e jashtme

    Insajderi
    12 April 2022 - 12:10

    “Brenda mundësive që kam patjetër që do të dërgoj materiale në Speciale. Por, kam materiale. Kemi kryetar të parlamentit që unë e quaj më të turpshme se sa Thaçi që është president. Gjithë bota e di kush është Kadri Veseli dhe gjithë bota e di kush është Hashim Thaçi. Kadri Veseli ka qenë koka e organizatës që ka bërë krime ndaj kundërshtarëve politikë”, kishte deklaruar Donika Gërvalla-Schwarz.

    Visar Duriqi/Donjeta Islami

    Kjo deklaratë e Donika Gërvalles po bëhet çdo ditë e më e vështirë që të gjendet në internet. Në jo pak vende është fshirë pa ndonjë shpjegim. Derisa ajo po tentohet të largohet nga interneti, bashkë me të edhe vetë Gërvalla ka tentuar ta distancoi vetën nga deklaratat si kjo, por mbetet e pasqaruar deri në fund: A deponoi ajo vërtetë prova e fakte në Gjykatën Speciale.

    Kjo institucion tashmë po i mban në paraburgim ish-krerët më të lartë të UÇK-së me një seri akuzash, ndër të tjera edhe për atë që e përmendi vite më parë Gërvalla: për eliminim të kundërshtarëve politik.

    Pa u sqaruar krejt e folmja e saj publike e sidomos ajo në raport me krerët e UÇK-së, Kryeministri Albin Kurti ia besoj asaj postin e Kryediplomatës. Në një nga takimet e saja të para ndërkombëtare, atë kohë të realizuara online për shkak të pandemisë, ajo vendosi që ta paraqiste vendin që e përfaqëson si të kapur nga krimi e korrupsioni.

    “Për herë të parë shumica e popullit votoi për tu çliruar nga korrupsioni dhe krimi…lënien prapa të një epoke të korruptuar dhe transformimin në një shtet të sundimit të vërtetë të ligjit”,  tha në rastin tjetër Gëravlla para delegatëve në Këshillin e Sigurimit.

    Pas kësaj goditje që do ti jepte shtetit që e përfaqëson, ajo i hyri punës brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme, që i është bashkangjitur edhe ajo e Diasporës. Lajmet më pastaj do të ishin për shkarkime. Për shumë shkarkime. Për emërime me preferenca politike. Dhe, jo rrallë herë ajo u bë subjekt i talljeve për gafat e saj në Tëitter.

    Një vit pas InDoks i kthehet punës në diplomaci të bërë nga Qeveria Kurti, nga Gërvalla e Presidentja Vjosa Osmani. Pa asnjë njohje, pa asnjë pranim në organizata ndërkombëtare, pa vizita të rëndësishme. Për gratë që e udhëheqin diplomacinë kosovare kanë folur vetëm gra që e kanë mbikëqyrur për së afërmi këtë fushë.

    Vlora Çitaku, Ish-Ambasadore në SHBA

    Vlora Çitaku

    “Fatkeqësisht unë nuk po shoh asnjë rezultat siç e thashë e di dhe jam shumë e kujdesshme në kritik dhe gjykim sepse posaçërisht fusha e diplomacisë kërkon një shkallë shumë më të lartë të diskrecionit dhe ndonjëherë rezultatet janë më të ngadalta shpeshherë rezultatet mund të mos jenë në përputhje me punën dhe angazhimin qe e jep, mirëpo unë kam parë shumë pak deri më sot angazhim serioz në këtë fushë”.

    Time Kadrijaj, Deputete e AAK-së

    Time Kadrijaj

    “Sikurse krejt parimet e tjera që LVV ka ardhë në pushtet në emër të ç ‘kapjes së shtetit po e kap shtetin. Po e shohim skandalin që ka ndodhur në KEK, emërime, shkarkimin e zyrtarëve të MPJ-së në emër të reformave”.

    Shqipe Mjekqi, Nënkryetar e LDK-së

    Shqipe Mjekiqi

    “Ne nuk i kemi detajet e plota mirëpo ajo çka kemi parë është një numër skandalesh të ndryshme të bëra nga vet znj.Gërvalla të cilat nuk na bëjnë mirë neve në përfaqësimin tonë ndërkombëtar madje mund edhe ta demontojnë imazhin por se çfarë do të vendos ose sido që e vlerëson vet qeveria duhet të aplikojë asisoj në bazë të vlerësimeve të veta”.

    Ariana Musliu-Shoshi, Deputete e PDK-së

    Ariana Musliu-Shoshi

    “Unë e kam thënë publikisht disa herë që do ti bënte nder edhe vetës edhe Republikës tonë që ta shkarkonte dhe të kishte një ministër i cili do të ishte më përgjegjës si kryediplomat apo kryediplomate, jo që kam diçka personale ndaj znj.Gërvalla mirëpo cilido person tjetër dhe të kalonte në skandalet dhe dështimet që ka kaluar ajo, unë, nuk mendoj që është person me mjaftë njohuri në këtë fushë që mund të ketë sukses”.

    Ariana Musliu-Shoshi është aktive në komisionin parlamentar që mbikëqyr diplomacinë. Ajo thotë se e ka vështirë që të gjej gjëra pozitive për t’ia përmendur Kryediplomatës Gërvalla, e personave të tjerë që janë përgjegjës për politikën e jashtme në vend. Në anën tjetër ajo ka një sërë kritikësh që thotë që nuk po i bën vetëm nëpër media, por edhe direkt kurdo që Kryediplomatja iu vije në raportim.

    “Çka kemi pa ne këtë një vit kemi pa punë të brendshme të Ministrisë të stafit shkarkime, emërime të stafit të ambasadorëve, nuk kemi pa punë reale në Politikë të Jashtme pra nuk ka pasur takime të suksesshme bilaterale nuk ka pasur njohje të reja, nuk ka pasur anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe kjo është Politika e Jashtme, nuk kemi pasur as fuqizim të marrëdhënieve me aleat të ri e lërë më më me të vjetër nuk e kemi as afërsinë që e kemi pasur dhe nuk do të thoja që kemi pasur një sukses sa i përket politikës së Jashtme”, ka thënë Musliu-Shoshi për InDoks.

    Nënkryetarja e partisë opozitare LDK, Shqipe Mjekiqi në intervistë për InDoks ka përmendur aspekte të cilat ata i shohin si shumë problematike tek diplomacia kosovare që kur në pushtet erdhi për të dytën herë Albin Kurti. Edhe ajo, si personazhet e tjera të InDoks në këtë episod e ka të vështirë të gjej zhvillime e momente pozitive, ani pse kjo ka qenë pyetje që iu është bërë të gjithëve nga emisioni.

    InDoks | Asgjë e mirë nga fronti i Gërvallës

    “Ajo çfarë kemi pa në disa raste pjesëmarrje të presidentes, kryeministrit të ministres së Punëve të Jashtme siç ishte rastin në konferencën e Mynih-it ku të tretë të cilët kanë përgjegjësi sa I përket politikës së jashtme marrin pjesë në një event të njëjtë. Unë do të thosha do të ishte më e mirë në qoftë se ata koordinohen mes vete për të mbuluar disa forume tjera, disa vende tjera që është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe gjithashtu do të jetë e nevojshme që të vendosim kontakte marrëdhënie të ndryshme me vendet të cilat nuk na kanë njohur sepse cdo gjë që pretendon qeveria se do ta bëjë varet pak a shume me marrëdhëniet që i krijojmë me vendet që nuk na kanë njohur e di që është përmendur nga ministrja e Punëve të Jashtme që kanë në plan diçka të tillë që janë duke zhvilluar marrëdhënie me vendet të cilat nuk na kanë njohur por nuk kemi diçka konkrete në këtë dhe kam frikë që nuk ka dhe për këtë skemi më tepër informacione sa i përket kësaj”, ka deklaruar ajo.

    Time Kadrijaj, deputetja e AAK-së partisë që udhëhoqi me Ministrinë e Punëve të Jashtme gjatë qeverisë PAN, ka përmendur vërejtje që ata si parti i kanë për diplomacinë, e theks të veçantë për Donika Gërvallën si Kryediplomate.

    “Ju e dini që tanimë kanë kaluar muaj që ajo marrëveshje nuk është në fuqi por nuk kemi parë një dinamizëm apo ndonjë përgatitje për aplikim sepse në rastin e aplikimit në anëtarësim në Organizata Ndërkombëtare duhet një përgatitje paraprak për shkak  se duhet të lobohet sepse nga praktikat e mëhershme, në ato organizata që ka aplikuar Kosova e që kemi dështuar për pak p.sh ka pasur vende edhe që e njohur pavarësinë port ë cilat kanë votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në këto organizata. Ende skemi asnjë aplikim, nuk e di cila është strategjia   në këtë drejtim. I keni parë edhe këto skandalet në emër të reforma shkarkimi i menjëhershëm i plotë ambasadorëve dhe që Kosova ka mbetur pa përfaqësues diplomatik në plotë vende të botës dhe kështu ka humbur serioziteti I Kosovës dhe me këtë është zvogëlu subjektiviteti”, ka thënë Kadrijaj për InDoks.

    Kujtojmë se Bahrije Hoti është një nga shumë diplomatët që janë shkarkuar nga Donika Gërvalla. Ky shkarkim do ta vëntë në pozitë të sikletshme vet shefin e saj, Albin Kurti, siç e dëshmon ajo video që u bë virale nëpër rrjetet sociale e mediat.

    Një nga diplomatët që shkarkoi Gërvalla, dhe besohet se ishte si hakmarrje, është edhe Konsulli kosovar në Hamburg, Gramos Begolli. Insajderi ka raportuar në vazhdimësi për rastin e tij.

    Krejt telashja mes tij dhe Gërvallës do të niste me festën e pavarësisë dhe ngjarjen për këtë datë që u mbajt në konsullatën në Hamburg. Gërvalla gati sa nuk shkaktoi skandal diplomatik me palën gjermane kur u paraqit në atë ngjarje pa lajmërim paraprak e me ndërhyrje në agjendë të ngjarjes. Begolli më vonë do ta njoftonte Kryeministrin Kurti për këtë incident, dhe si pasojë do të nxirrje vendimin për largimin e tij.

    Edhe pse do të tentonte që ta mbante të fshehur duke mos i publikuar vendimet, Insajderi do të zbulonte se pos Begollit e Bahrije Hotit, Gërvlla kishte larguar edhe diplomatët Blerim Canaj, Enver Dragaj, Shota Bukoshi, Enver Buqaj, Adnan Jakupi, Florim Krasniqi, Flurim Gashi, Mit‘hat Fejza, Rrahim Morina e Petrit Hajdari.

    InDoks | Asgjë e mirë nga fronti i Gërvallës

    Dhe, jo vetëm për diplomatët që shërbenin jashtë, por veprimet e Gërvllës në ministrinë që ajo drejton e kanë sjell në kaos. Një dokument që e ka siguruar InDoks zbulon se me lëvizjet e brendshme të njerëzve 51 pozita, drejtorë departamentesh e udhëheqës divizionesh, do jenë pozita të pasigurta e do të mund të ndryshohen njerëzit në to.

    InDok për një javë ka pritur që të marrë përgjigje nga Ministria e Punëve të Jashtme që dikush nga kjo ministri të flasë para kamerës për këto zhvillime, për shkarkimet e për akuzat që janë bërë në drejtim të Kryediplomatës, por askush nuk ka pranuar që të flas.

    Për ‘heshtjen’ edhe në punë të ministres Gërvalla kritika pati edhe ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku.

    “Unë e di që diplomacia kërkon edhe një shkallë diskrecioni, pra, ndoshta janë duke u bërë punë të cilat ne nuk po i dimë dhe nuk po i shohim, mirëpo e vetmja gjë që ne po shohim janë shkarkimet e njëpasnjëshme të diplomatëve dhe po shohim siç thashë një mungesë totale angazhimi për fuqizimin e më tejme të subjektiviteti tonë ndërkombëtar, mund të jetë një shumësi faktorësh nuk besoj që është vetëm një i vetëm mirëpo unë do apeloja tek ministrja e Punëve të Jashtme port ek bartësit e tjerë të institucioneve që të vendosin t’i vënë në funksion resurset qq tashmë janë në MPJ por edhe në institucionet tjera. Një gjë që e kam parë këta muaj e fundit është edhe një mungesë besimi tek administrate tek diplomatët që tashmë kanë qenë në detyrë.  Askujt në Amerikë e as në Bruksel e as në Berlin nuk i intereson preference politike e një diplomati madje-madje nëse pa dashur e shfaq atë bëhesh qesharak”, u shpreh Çitaku.

    Sipas Ariana Musliu-Shoshit, deputetes së PDK-së ministrja po merret me punë që nuk i takojnë.

    “Shkarkimet e brendshme janë më shumë, do të duhej të ishin administrative të ministrisë me të cilat merret sekretari i përgjithshëm nuk janë këto vendimet të cilat ishte dashtë me qenë punë për ministren, sepse këto janë punë administrative, është staf i karrierës dhe nuk kanë punë dhe nuk i përgjigjen drejtpërdrejt ministres Gërvalla, sepse kemi një hierarki një organizim të institucionit i cili ambasadorët politikë dhe të karrierës i përgjigjen drejtorit të përgjithshëm, stafi tjetër i përgjigjet sekretarit dhe ambasadorëve, nën të cilët janë dhe e konsiderojnë si shef, në krye të misionit atij i raportojnë dhe në asnjë mënyrë nuk do të duhej që ministrja të merrej direkt me stafin e karrierës e diplomatik”, deklaroi ajo.

    Ndërkq, Time Kadrijaj ka kërkuar që ministrja të ketë fokus diku tjetër, jo tek shkarkimet e emërimet.

    “Ministrja është dashtë me qenë e fokusume p.sh në 5 vendet e BE-së ose me lyp përkrahje nga vendet tjera mike që të lobojnë sepse ne si deputetë e bëjmë, të lobojmë, tek këto vende që kemi miqësi tek vendet që se kanë njohur Pavarësinë e Kosovës me njohur edhe këto sepse ne po kemi pengesa sepse janë 5 vende që se kanë njohur Pavarësinë e Kosovës që janë pengesë për anëtarësim në plotë organizata ndërkombëtarë, të lobojmë për liberalizim të vizave sepse Kosova i ka përmbush kushtet dhe kriteret”, u shpreh Kadrijaj.

    Pos lajmeve për shkarkime, lajmet e tjera kryesisht kanë qenë ato që vetë Gërvalla i ka shpërndarë nëpër rrjete socale. Dhe, jo rrallë herë me gabime, huqje e llapsuze. Ajo po e mban pozitën e Kryediplomatës. Për InDoks, kohë më parë po për diplomacinë kishin folur dy nga paraardhësit e saj.

    Donika Gërvalla që tash udhëheq më Ministrinë e Punëve të Jashtme e ka emrin e saj të lidhur tepër shumë me fjalën skandal. Por për shefin e saj, Kryeministrin Albin Kurti kjo nuk ka ndonjë rëndësi, madje, ai në një intervistë që pati në televizionin publik tha që është fat që e kemi gërvallën dhe se e ka një bashkëpunim të ngushtë me të.

    “Unë e di që janë marrë shumë me ata flamurët në Tëitterin e saj, por ajo ka bërë punë të madhe”, pati deklaruar Kurti.

    Edhe pse Gjermania mbetet një nga partnerët kryesor evropianë të Kosovës, vizita e fundit e Kryediplomatës së këtij vendi, Annalena Baerbok nuk kaloi pa u vënë re, por jo për vetë vizitën. Në fakt, për krejt diçka tjetër. Pos që Gërvalla nuk publikoi gjë në rrjetet sociale për atë vizitë, fotografia që doli shpërfaqte së paku një shpërfillje për njeriun kryesor të Gjermanisë në diplomaci. Gërvalla kurrë nuk e ka sqaruar se pse u soll me gjermanen në atë formë.

    Ndër skandalet apo dështimet më të mëdha të diplomacisë kosovare po konsiderohet edhe mos vizita në ‘Shtëpinë e Bardhë’.

    “Në këtë një vit në Politikën e Jashtme do të thoja që asnjëri nga tre përfaqësuesit tanë të Politikës së Jashtme nuk ka arritur të takohet me presidentin amerikan apo zëvendës presidentin amerikan unë nuk e kujtojë që kemi pasur një president apo kryeministër që e ka kaluar 1 vit dhe nuk e ka vizituar ‘Shtëpinë e Bardhë’, unë vlerësojë që kjo është një prej skandaleve ose dështimet sido ta quajmë më të mëdha që na ka ndodhur ne e dimë që ka qenë pandemi, e dimë që e kemi pasur një kohë të gjatë që nuk kemi pasur ambasadorë fuqi plotë në SHBA mirëpo nuk e vlerësojë që kjo e amniston një udhëheqës tonë të mos kenë një vizitë në Shtëpinë e Bardhë”, tha Musliu-Shoshi për InDoks.

    Shqipe Mjekiqi nga LDK kërkoi nga Gërvalla të jetë më e kujdesshme me deklaratat e saj sidomos ne ballafaqimet me Serbinë.

    “Kemi pasur raste edhe raste të tjera p.sh rastin me përfaqësimin e ministres së Punëve të Jashtme, znj.Gërvalla në Këshillin e Sigurimit ku e edhe aty më shumë do të thotë fjali u përqëndru në ato të këqijat e shoqërisë tonë por pa pasur ndonjë plan kështu për të ardhmen se çfarë do të bëjë qeveria. Duhet pasur kujdes në këtë aspekt sepse sidomos kur ballafaqohemi me Serbinë në Këshill të Sigurimit ose në forumet e ngjashme ato gjëra do ti thotë vet Serbia prandaj nuk kemi nevoje mendoj që duhet me të vërtetë të përqendrohemi në ato çështja që janë me interes për Kosovën dhe cilat kanë një pikëpamje sa i përket të ardhmes dhe zhvillimit që është i nevojshëm duke e përmend të kaluarën por gjithmonë qëllimi duhet të jetë të zhvillohet ky vend dhe të drejtohemi ka e ardhmja”, ka thënë nënkryetarja e LDK për InDoks.

    Ditë më parë u publikua një fotografi e cila ishte fshehur nga ministrja Gërvalla. U takua me ambasadorin palestinez në Turqi. Ani pse ajo nuk e tha asnjë fjalë për këtë takim, ndryshe veproi palestinezi.

    Ai zbuloi madje që kanë diskutuar për ambasadën e Kosovës në Izrael që është e vendosur në Jerusalem. Jo pak herë evropianët do t’ia kërkonin Kosovës që të rishikonte vendimin për ta larguar ambasadën nga Jerusalemi, por qeveritë e kaluara do të rrinin karshi ShBA-ve që në kohën e Presidentit Donald Trump vendosi ambasadën në qytetin e shenjtë.

    Për këtë veprime të Gërvalles kritika pati deputetja Musliu-Shoshi.

    “Nuk është që ne e kemi një beng që nuk duhet të takohemi me vendet me shtet të cilat nuk e kanë njohur Republikës së Kosovës duhet të kemi takime mirëpo unë do të thoja që me vendet siç është Palestina që ka qenë lobuese për Serbinë në vazhdimësi, keni parë edhe ambasadorin e Palestinë në Beograd, i cili ka qenë vazhdimisht kundër Republikës së Kosovës kundër Pavarësisë do të thoja që me këto vende do të duhej të ketë një kujdes të veçantë kur kemi takime bilelaterale”, tha ajo.

    “Ne nuk kemi parë asnjë prononcim, me qëllim nuk kam reaguar që 24h sepse kam pasur dëshirë të di se çka ka MPJD për të thënë dhe ne kemi parë që nuk kemi asnjë deklaratë zyrtare nga MPJ e kemi vetëm një prononcim dhe thotë që e kemi pasur takim në mirëbesim, mirëpo ai takim në mirëbesim del të jetë më shumë qortuese se sa bashkëpunues dhe tani unë e kam thënë edhe në rrjetet e mija sociale që ne duhet ta dimë se çka ka fol ministrja në këtë takim, pasi që më nuk është sekret s’është diplomaci e heshtur duhet të dimë se cili është qëndrimi i saj karshi hapjes së ambasadës së Izrael dhe krejt kjo çka unë e shoh nuk është krejt koincidencë e rastësishme sepse është bërë pikërisht kur ambasadori  i Izraelit në Kosovë ka marrë kredenciale ka pasur takime me presidenten, kryeministrin me kryetarin e Kuvendit”, u shpreh ajo.

    Ndërkaq Shqipe Mjekiqi, nënkryetarja e LDK ka thënë se “nuk e di pse nuk është raportuar ose pse është fshehur ky takim po ashtu nuk e di qysh është zhvilluar kjo ngjarje në kuptimin se si ka ardhur deri tek një takim i tillë’.

    “Unë  mendoj ajo çka është e rëndësishme për qeverinë ta bëjë jo vetëm në këtë rast por edhe të tjera të koordinohet ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë e sidomos me SHBA-të, unë e di që në disa raste psh kur synojmë anëtarësimin nëpër organizata të huaja lobimi nëpër vendet të cilat janë pjesë e një organizate është i rëndësishëm mirëpo në këtë rast nuk është se kam shumë njohur por ajo çka dua të them është që duhet të jemi të kujdesshëm dhe të veprojmë duke e bashkërenduar aktivitetet tona me partnerët tonë sidomos SHBA-të”, potencoi ajo.

    Mbi një vit në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme, për njerëzit që e përcjellin diplomacinë është e vështirë që të gjejnë ndonjë gjë të mirë për t’ia përmendur asaj. Asaj i përmenden shkarkimet që ka bërë. Gafat në komunikim publik. Deklaratat e saj para se të bëhej ministre. Dhe, beteja e saj e nisur dikur me ish-Shërbimin Informativ të Kosovës, ShIK-un, që tashmë e ka shndërruar në betejë kundër shumë diplomatëve, punonjës të dikasterit që vet e drejton.

    “Shpeshherë po na bëhet kjo pyetje dhe me thënë të drejtën po e kam vështirë me identifiku diçka të mirë unë thashë që disa prej objektiva që janë pjesë e planit të qeverisë janë të mira në parim, statusi i kandidatit, shndërrimi i CEFTA-s në SEFTA por nuk ka absolutisht dhe është vështirë të paramendohet si do të realizohen këto për mua do të thosha është mjaftë e vështirë të realizohet ato çfarë ata kanë premtuar qoftë në fushatë parazgjedhore, qoftë edhe që e kanë bërë pjesë të programit kështu që me keqardhje mirëpo nuk mund të jap diçka sa i përket diplomacisë apo politikës së jashtme”, ka thënë Shqipe Mjekqi.

    Vlora Çitaku, ish-ambasadorja në ShBA thotë se për shkak të kësaj qeverisje janë dëmtuar raportet edhe me Shqipërinë. Apo siç thotë janë në pikën më të ulët të tyre.

    “Çfarë ne nuk kemi parë është një angazhim serioz nga ana e bartëseve të institucioneve të Republikës së Kosovës për të fuqizuar subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës, një gjë është e qartë në shekullin të cilin po jetojmë bota është shumë më e ndërvarur se që ka qenë më parë dhe sovraniteti pa aleanca nuk është i mjaftueshëm, fatkeqësisht ajo çfarë kemi parë po ashtu në këtë vit është edhe një cenim dhe jo fuqizim i aleancave të cilat i kemi me vendet e BE-së dhe me SHBA-të për më tepër, fatkeqësisht edhe raportet me Shqipërinë mbase janë në pikën e tyre më të ulët”, tha Çitaku.

    Lexo edhe:

    “Ministrja le të fokusohet tek 5 vendet e BE-së që se njohin Kosovën”

    A ishte i nevojshëm takimi ‘sekret’ i Gërvalles me palën palestineze?

    Ende asnjë vizitë me presidentin Joe Biden – a është ky dështimi më i madh i Kurtit, Osmanit e Gërvallës?

    Çitaku ironizon me Gërvallën: Ndoshta po bëjnë punë që ne nuk po i shohim

    Mjekiqi kritikon Osmanin, Kurtin e Gërvallën: Ju duhet koordinim më i madh!

    Një vjet në krye të MPJD-së, a i solli ndonjë sukses Kosovës Gërvalla? – Flasin Çitaku, Mjekiqi, Musliu e Kadrijaj

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark