×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Shpëton Afrim Caka, Astrit Gashi tërhiqet nga kapja për fyti që e paralajmëroi disa herë

    Insajderi
    29 September 2023 - 16:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti Astrit Gashi ka dal me sqarim për situatën e djeshme në emisionin ‘Debat Plus’ ku eskaloi debati mes tij dhe ish të burgosurit politik Afrim Caka.

    Gashi tha se nuk e kap askënd për fyti, derisa shtoi se akuza e Cakës ishte e poshtër dhe e papranueshme.

    Krejt e dijne qe une nuk e kapi per fyti askend. E dijne edhe qe asnje mililiter dhune nuk levize neper gjakun tim. Akuza e tij ishte e poshter. E papranueshme dhe e patejkalueshme. Reagimi ishte i duhur. Une nuk e kapi per fyti askend, por as mendimin e as veprimin tim s’mund te ma kap per fyti askush“, deklaroi ai.
    Tutje, Gashi kërkoi falje pë gjuhën e  përdorur, teksa tha se reagimi i tij ishte konform shpifjes.
    Une refuzoj te nenshtrohem, refuzoj te pajtohem me te keqen! Megjithate, gjuha ime nuk ishte e duhura ndaj te moshuarit. Kerkoj ndjese per kete. Ndonese reagimi im ishte njerezor dhe konform shpifjes, une nuk jam gjuha qe e kam perdorur“, u shpreh Gashi.
    Ai tha se nuk ndihet i kërcënuar.
    Kur mos harroni se nje akuze cfare me eshte bere eshte thirrje per vrasje! Nuk ndihem i kercenuar, sepse shoqeria kosovare me njeh dhe di te beje dallimin! Vetes dhe atyre ja u kam borxh kete sqarim“, ka shkruar Gashi në Facebook.
    Ndryshe, mbrëmë diskutimi rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe bëri që të eskalojë debati ndërmjet analistit Astrit Gashi dhe ish të burgosurit politik Afrim Caka.

    Gashi theksoi se nuk është fans e as ithtar i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. “Hiq s’jam, hiq”, tha Gashi.

    E pas kësaj, reagoi ish i burgosuri Caka, i cili i tha se fjalët i ka nga Serbia. “Na po të ndjekim çdo ditë në televizion”, u shpreh Caka.

    “Çka jam i Serbisë unë, a e din çka është me më thanë i Serbisë”…”, ia kthente Gashi.

    Kjo bëri që situata të eskalojë, gjersa Cakës iu kërkua që ta lëshojë studion.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark