×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Si e harroi Murati për pak minuta Ridvan Muharremin dhe lansoi një deklaratë goditëse?

    Insajderi
    22 March 2024 - 18:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prej më të madhit, kryeministrit Kurti e deri te më i vogli në Qeverinë Kurti kanë drekuar e darkuar në një restaurant. E kanë bërë të famshëm. Restaurantin Buke e Zemër të Ridvan Muharremit. Aty e kanë dërguar edhe ndërmjetësin Miroslav Lajçak.

    Madje, pronarin e këtij restauranti e kanë bërë njeri me ndikim të madh. I kanë dhënë qasje në rezervat shtetërore. E kanë mbrojtur edhe kur u arrestua nën dyshimin për korrupsion.

    Por, historinë me të famshme të ndodhur gjatë pushtetit të Kurtit duket se e harroi për pak minuta Hekuran Murati, ministri për financa.

    Ai goditi ish-pushtetarët në pikën më të dobët të Qeverisë Kurtit, që është restauranti ku drekojnë e darkojnë pushtetarët.

    Murati duke dhënë përgjigje lidhur me falimentimin e biznesesve në Kosovë, pohoi se është duke ndryshuar struktura e ekonomisë.

    “Ka tjetër fokus ekonomia e kësaj qeverisje”, pohoi Murati.

    Vazhdoj tutje duke shpotitur ish-pushtetarët.

    “Nëse në të kalumen ka pasë restorante që kanë pasë më shumë qarkullim sepse kabinetet e ministrave kanë shku dhe kanë shpenzu paranë publike aty, ndoshta edhe ka ndryshu situata”, pohoi Murati.

    Gjatë kohës sa e lansonte këtë deklaratë, Murati duket se harroi se është Qeveria Kurti ajo që e ka bërë të famshëm një restaurant dhe e ka bërë të fuqishëm një pronar restauranti. Ridvan Muharremin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark