×
Insajderi

“Simiq krimineli tentoi të na ndalonte”- Radomiroviq flet për Insajderin pas tollovisë përpara komunës së Leposaviqit

Insajderi
16 August 2023 - 12:30
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Radojica Radomiroviq, zëvendësministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, është ndaluar që të futet në objektin e Komunës së Leposaviqit mëngjesin e së mërkurës nga serbët lokalë.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar zëvendësministrin për një prononcim lidhur me këtë çështje, i cili e ka akuzuar ish-shefin e GP-së së Listës Serbe, Slavko Simiq dhe ish-kryetarin e kësaj komune, Zoran Todiq, për orkestrim të situatës së ndodhur në Leposaviq.

“Unë i mbështes të rinjtë që duan të punojnë dhe të jetojnë me ndershmëri. Natyrisht, me të hyrë në komunë kriminelët Slavko Simiq, Zoran Todiq, Stevan Petrojineviq dhe Rada Vukiçeviq tentuan të na ndalojnë”, ka deklaruar shkurtimisht Radomiroviq.

Radomiroviq është fishkëlluar nga dhjetëra serb në Leposaviq, pasi ky i fundit po synonte të hynte në objektin e komunës me disa zyrtarë për ta vizituar kryetarin e kësaj komune, Lulzim Hetemin.

Siç raportojnë mediat serbe, serbët lokalë e kanë pritur me fishkëllima Radomiroviqin.

Sipas raportimeve, prezent ishte edhe KFOR-i, të cilët kontaktuan komandën e tyre për të marrë udhëzime për veprime të mëtejshme, për t’u lejuar hyrjen atyre. /Insajderi.org/

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark