×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Sinjale të fuqishme se të hënën pranohet plani, Kosova merr njohjen faktike”

    Insajderi
    24 February 2023 - 14:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian i cili dëshiroi të mbetet anonim i ka thënë televizionit N1 se “ka sinjale” që liderët do të praojnë planin evropian për normalizim të marrëdhënieve në takimin e Nivelit të Lartë të thirrur për të hënën në Bruksel, raporton Insajderi.

    Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është pjesë e kësaj marrëveshje, i tha ai televizioni N1, për çka tha se me pranimin e planit evropian me automatizëm nënkuptohet edhe pranimi i Asociacionit. Ndërkaq, pranimi i planit do të thotë se Serbia e njeh “de facto” shtetësinë e Kosovës, thotë zyrtari.

    Ka sinjale të fuqishme në BE që ky plan do të pranohet deklarativisht dhe publikisht të hënën, tha ai.  Ndërkaq sa i përket Asociacionit dhe se çfarë pushtetesh do të ketë ajo, zyrtari tha se “këtë gjë mbetet ta marrim vesh të hënën”.

    Më tej, ai tha se nuk do të diskutohet rreth përmbajtjes së propozimit evropian, por edhe vetëm për pjesën e implementimit të saj e cila definohet në një Aneks të ndarë, transmeton Insajderi.

    Ajo do të afrojë drejt “marrëveshjes gjithpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet palëve”.

    Pranimi i propozimit është i rëndësishëm ngase do të çojë në një ndryshim të disponimit në mbarë rajonin, në projekte dhe investime të rejam, në rritje të ndihmës financiare dhe siguri dhe parashikueshme më të madhe, tha zyrtari i lartë, siç e citoi N1, përcjell Insajderi.

    Takimi i Nivelit të Lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbahet në Bruksel të hënën duke nisur nga ora 15:00 e pasdites./Insjaderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark