×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Sipas kësaj videoje, Hailey Bieber filloi të qante në Met Gala, pasi turma thërriste ‘Selena’

    Insajderi
    18 September 2021 - 20:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një video virale e TikTok duket se shpjegon arsyen pse Hailey Bieber vendosi papritur syze dielli në tapetin e kuq të Met Gala. Në klipin e shkurtër, i cili ka grumbulluar më shumë se 2 milionë shikime në vetëm 18 orë pasi u postua, një turmë mund të dëgjohet duke bërtitur vazhdimisht “Selena, Selena, Selena”, ndërsa modelja 24-vjeçare dhe bashkëshorti i saj Justin Bieber pozojnë për fotografë në eventin e 13 shtatorit.

    Thirrja, në lidhje me ish-të dashurën e Justin, Selena Gomez, dyshohet se bëri që Hailey të përlotet dhe t’i kërkojë ekipit të saj syze dielli për të mbuluar sytë.

    Mes trazirave, Justin duket sikur po i thotë: “Mos qaj, mos qaj” në një përpjekje të dukshme për të ngushëlluar gruan e tij.

    Sipas kësaj videoje, Hailey Bieber filloi të qante në Met Gala,

    Met Gala përkoi me atë që do të ishtë përvjetori i Bieber-Selena dhe kjo, mbase i bën edhe më emocionuese brohoritjet.

    Edhe përmes fotove, versioni i shpjeguar në TikTok duket i besueshëm, por sidoqoftë, jo gjithçka është ashtu siç duket dhe nuk do ishte çudi sikur edhe ky të ishte një keqkuptim i madh.

    Për më tepër, Hailey e diskuton vënien e syzeve edhe gjatë përgatitjeve përpara Met Gala-s. Këtë e vërteton edhe videoja “Get ready with me” në YouTube, e cila për momentin është e #16-ta trending.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark