×
  • Sport
  • Sport

    Sot zhvillohet finalja e FA Kupës ndërmjet Chelseat dhe Leicester Cityt

    Insajderi
    15 May 2021 - 13:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Chelsea dhe Leicester City luajnë sot në “Wembley” për trofeun e kompeticionit më të vjetër në botë – FA Cup, në një ndeshje që mund të shënojë një pikë kthese kur bëhet fjalë për futbollin dhe kthimin në kushtet e mëparshme të garës dhe mjedisit.

    Pas kufizimeve të shumta, lejes për një numër minimal të tifozëve (deri në tre mijë) dhe ndalesave të reja, kryesisht  heshtjes së zymtë dhe stadiumeve boshe, dueli midis Chelsea dhe Leicester në tempullin e futbollit në Londër do të shikohet nga 22 mijë shikues.

     “Do të jetë mirë të shoh përsëri tifozët” – deklaroi trajneri i Leicester Cityt, Brendan Rodgers.

     Leicester është i vetmi klub që nuk ka fituar kurrë Kupën e FA. Hera e fundit që ai ishte në finale ishte në vitin 1969.


    Finalja luhet sonte me fillim prej prëj 18:15 dhe transmetohet nga Supersport Kosova 1.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark