×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “S’po shkoni në veri”- mbrojtja e njëri prej personave të dyshuar për kërcënimin e KFOR-it në Prizren deklarohet për Insajderin

    Insajderi
    21 March 2024 - 20:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në gjendje të keq shëndetësore e nën masën e arrestit shtëpiak ndodhet njëri prej personave që pretendohej se kishte kërcënuar karabinierët italianë në Lubiqevë të Prizrenit. Mbrojtja e Ahmet Krasniqit pretendon se nuk ka pasur elemente të kërcënimit. Thonë se klienti i tyre përdori vetëm shprehjen “pse nuk shkoni në veri”.

    Avokatët Gent dhe Blend Gjini kanë dhënë sqarime për Insajderin. Ata pretendojnë se klienti i tyre pa të drejtë i është nënshtruar paraburgimit duke i shkaktuar pasoja të mëdha shëndetësore.

    Masa nga paraburgimi në arrest shtëpiak i ishte ndryshuar vetëm pastaj.

    “Mbrojtja e Ahmet Krasniqit do ta vërtetoj pafajësinë e klientit se në ditën kritike nuk ka pasur kërcënim dhe se nuk janë përdorur fjalët kërcënuese dhe aq më tepër nuk është penguar në kryerjen e detyrave të saj KFOR-i italian. Pra mjaftojmë të analizojmë ketë fakt se si është e mundur të behet një bujë e madhe kur i mbrojturi ynë Ahmet Krasniqi në drejtim të KFOR-it italian ka përdorur vetëm shprehjen “përse nuk shkoni atje në veri”.

    “Të bëhen  arrestime spektakolare në shtëpinë e tij dhe jepen interpretime nga me të ndryshmet, kjo është për tu befasuar për neve si mbrojtje  sepse elementi i kërcënimit e cila rregullohet sipas kodit penal të Kosovës decitvisht e parasheh mënyrën dhe rrethanat se për cilat raste ekziston kërcënimi  aq më tepër kur në rastin konkret bëhet fjalë për trup ndërkombëtare si KFOR-i italian. Pra si është e  mundur të kërcënohet ajo e vetëm kushtimisht  po të kishim situatë të pengimit në zhvillimin e detyrave të KFOR-it italian atëherë mbase do të kuptohej përgjegjësia penale e Ahmet Krasniqit por këtu me fjalën që ai ka përdorur, nuk ka elemente të kërcënimit”.

    “Një fakt tjetër është se klienti ka qëndruar në paraburgim në burgun e Sigurisë së lartë, duke e paragjykuar rastin që është bërë mjaft mediatike, mirëpo me ankesën e drejtuar nga avokatet ne Gjykatën e Apelit, ankesa aprovohet dhe ndaj Ahmet Krasniqi i zëvendësohet masa e arrestit shtëpiak për 1 muaj”.

    “Pasi që lënda do të vazhdon me procedurën e provave dhe me deklaratat e dhënë nga palët në procedurë ne pa mëdyshje do të vërtetohet pafajësia e klientit tonë Ahmet Krasniqi”, thanë ata për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark