×
  • Lajme
  • Insajderi

    Sulmi seksual ndaj Mrika Nikqit, Policia zbulon detaje të reja

    Insajderi
    30 September 2022 - 20:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia në Pejë ka bërë të ditur se është arrestuar personi i dyshuar për sulmin seksual ndaj Mrika Nikçit.

    Sipas policisë, Nikçi ka arritur që të largohet nga i dyshuari F.B., dhe e njëjta ka shkuar në stacionin policor në Pejë, ku e ka deklaruar ngjarjen.

    “Drejtoria Rajonale e Policisё Pejё – Stacionin Policor në Pejë, me datën 27.09.2022, rreth orës 21:30, ёshtё paraqitur viktima femër kosovare, e cila informon se deri sa ka qenë duke ecur nё rrugën “Ëesli Clark” nё Pejё, njё person i panjohur pёr viktimën e ka kapur nga pas dhe e ka mbajtur pa dёshirën e saj, duke e prekur ne pjesё tё ndryshme tё trupit”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Tutje, në njoftim thuhet se pas intervistimit nga ana e prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark