×
Insajderi / Insajderi

Sveçla reagon pas të shtënave pranë KFOR-it: Po vazhdojnë lojërat e Vuçiqit

Insajderi
26 December 2022 - 08:37
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas raportimeve për të shtëna me armë pranë patrullës së KFOR-it në Zubin Potok.

Përmes një reagimi në Facebook, Sveçla shkroi se “lojërat e presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe instrumenteve të tij kriminale po vazhdojnë”.

“Fillimisht deklaruan se në Zubin Potok ka pasur përleshje të armatosura të iniciuara nga Policia e Kosovës dhe Njësitë e saj Speciale. Mirëpo, kur e kuptuan se bandat kriminale të mbështetura nga vet ai kanë sulmuar KFOR-in, duan t’i mohojnë të gjitha sulmet”, shkroi ai.

Ai tha se barrikadat duhet të hiqen menjëherë dhe se “Serbia duhet të ndalojë organizimin dhe mbështetjen e strukturave kriminale ilegale që duan të destabilizojnë Republikën e Kosovës”.

Ndryshe KFOR-i ka konfirmuar mbrëmë se të shtënat me armë ndodhën pranë patrullës së tyre të cilët ishin duke monitoruar gjendjen.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark