×
  • Sport
  • Sport

    Tahir Batatina e krahason veten me Sir Alex Fergusonin

    Insajderi
    29 July 2021 - 18:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i skuadrës së Llapit, Tahir Batatina, të enjten në mengjesë ka qenë i ftuar në emisionin ‘Ora shtatë në Klan Kosova”, ku ka diskutuar rreth ekipit që ai drejton.

    Në një moment trajneri llapjan është pyetur nga gazetari se si po ia arrinë të jetë edhe trajner edhe menaxher i klubit.

    E përgjigjja e Batatinës ishte epike, pasi ai e krahasoi veten me ish-trajnerin legjendar të Manchester Unitedit, Alex Ferguson.

    “Kur Alex Fergusoni e ka bërë një gjë të tillë mund ta bëjë edhe unë. Kështu që asnjëherë nuk jam ndal në atë drejtim edhe pse nuk është e lehtë, por vullneti i madh për të arritur deri te një objektiv ka bërë që të menaxhoj mirë”, është shprehur ai.

    Tahir Batatina përveç në rolin e trajnerit është edhe investitor i klubit të Llapit së bashku me vëllezërit e tij.

    Çdo që ka të bëjë me klubin nga Podujeva përgjegjës kryesor është Tahir Batatina, pasi menaxhon gjithçka aty.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark