×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Tahiri kritikon Borrellin e Lajçakun: Marrëveshjet duhet publikuar, ato janë për qytetarët, jo për ju

    Insajderi
    24 November 2022 - 21:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri u ka bërë një kritikë publike Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrel dhe Emisarit Special të BE-së, Miroslav Lajçak.

    Ajo ka kritikuar ata për mos-publikimin e marrëveshjeve të arritura duke thënë se marrëveshjet janë për popujt e dy shteteve, jo për lehtësuesit e dialogut.

    “Është praktikë e gabuar e lehtësuesve të Dialogut të Brukselit, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak mos-publikimi i marrëveshjeve/dakordimeve të arritura mes Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshjet janë për popujt e dy shteteve, jo për lehtësuesit e dialogut”, ka shkruar Tahiri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark