×
  • Lajme
  • Insajderi

    Tahiri: Qeveria po cenon sovranitetin e vendit, po i jep mundësi Serbisë të ndërhyjë në punët e brendëshme të Kosovës

    Insajderi
    05 April 2023 - 12:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryenegociatorja e palës kosovare në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri pas fjalës së avokatit të Hashim Thaçit në Seancën e djeshme, ka thumbuar kryeministrin, Albin Kurti.

    Ajo ka thënë se Qeveria është duke cenuar sovranitetin dhe Kushtetutën e Kosovës.

    “Dje pamë një mbrojtje të dinjitetshme të krerëve të UCK-së në Gjykatën speciale ashtu siç luftuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës: Nga ana tjetër, po të njejtën ditë Qeveria Kurti cënoi sovranitetin dhe Kushtetutën e Kosovës duke biseduar me Serbinë në Bruksel për zbatimin e Asociacionit. Çështjet e brendshme të shtetit nuk bisedohen me shtet tjetër dhe as me ndërmjtësim ndërkombëtar”, ka shkruajtur Tahiri në profilin e saj në Facebook.

    Ajo ka thënë se përveç që Serbisë i është dhënë mundësia të ndërhyj në punët e brendëshme të Kosovës, gjithashtu i është dhënë edhe shansi të vendos ultimatum.

    “Kjo shkelje të sovranitetin dhe Kushtetutës së Kosovës është saksionuar në Marrëveshjen zbatuese të Ohrit ku në pikën 7 përcaktohet se zbatimi i Asociacionit dhe vetmenaxhimit autonomisë për pakicën serbe bëhen me ndërmjetësimit të BE-së. Madje edhe me keq kjo pikë e faktorizon pakicën serbe ndërkombëtarisht e cila u bë palë me shtetin e Kosovës dje në Bruksel me ndërmjtësimin e BE-së. Si pasojë, Serbia dje jo vetëm ndërhyri në punët e brendshme të shtetit të Kosovës por i dha ultimatum Kosovës që për 20 ditë ta hartoj draftin e statutit të Asociacionit”, ka shtuar ish-kryenegociatorja.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark