×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Tahiri: Sa më shpejt që largohet Qeveria Kurti, aq më mirë do të jetë për Kosovën dhe për qytetarët e saj

    Insajderi
    03 January 2024 - 20:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se sa më shpejt që largohet Qeveria Kurti, aq më mirë do të jetë për Kosovën dhe për qytetarët e saj.

    Tutje ai ka shkruar se viti 2024 është vit zgjedhor, për faktin se edhe zgjedhjet e rregullta të 2025 duhet të shpallen 4-6 muaj para mbajtjes së tyre.

    ”Viti 2024 është vit zgjedhor, për shkak se edhe për zgjedhjet e rregullta ato duhet të shpallen më së herët gjashtë muaj, e më së voni katër muaj, para zgjedhjeve. Kjo nënkupton që partitë politike do të punojnë për përpilimin e listave dhe zgjedhjeve”, ka thënë Tahiri.

    Tahiri ka shtuar se Qeveria Kurti i ka shkaktuar dëme të mëdha Kosovës.

    Problem nuk është përcaktimi i zgjedhjeve të parakohshme apo të rregullta. Problem është që kjo qeveri është duke i shkaktuar dëme të mëdha Kosovës dhe është duke e dëmtuar e rrafshin e brendshëm. Në veçanti, në varfërimin dhe në ekonominë e Kosovës, e cila është në rrafshin më të ulët në historinë e vet. Andaj, sa më shpejt që shkon kjo qeveri, aq më mirë do të jetë për Kosovën dhe për qytetarët e saj”, ka shtuar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark