×
  • Lajme
  • Insajderi

    Tërheqja e 30% të Trustit – Bekim Haxhiu fajëson Armend Mujën

    Insajderi
    23 November 2022 - 09:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Projektligji për lejimin e tërheqjes së 30% të mjeteve nga Trusti Pensional, pa mendim të Qeverisë iu është dërguar deputetëve të Kuvendit të Kosovës për ta shqyrtuar para se të hidhet në votim.

    E ky Projektligj para se të shkojë në seancë, duhet që të diskutohet në komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, brenda dy deri në katër javë.

    Afati për trajtimin e këtij Projektligji në komision përfundon të enjten.

    E për vonimin e sjelljes së tij në komision, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, për Front Online, tha se fajtor është kryetari i komisionit Armend Muja.

    “Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, i ashtuquajturi deputet Muja, ai është duke e prolonguar qëllimisht kërkesën e qytetarëve për Trustin, ai është duke i shkelur mbi 21 mijë nënshkrime të qytetarëve të cilët e kanë ri iniciuar Projektligjin për Trustin”, tha Haxhiu.

    Ndërsa i pyetur se çfarë do të ndodhë pas datës 24 nëntor nëse nuk trajtohet në komision ky Projektligj, deputeti Haxhiu tha se kryetari i komisionit Armend Muja duhet të përgjigjet publikisht për shkeljen e rregullores së Kuvendit.

    “Rregullorja e parasheh që një Projektligj kur iu shpërndahet deputetëve duhet të trajtohet dy deri në katër javë. Me 24 bëhen katër javë pune që na u është shpërnda Projektligji dhe është data e fundit që do të duhet që sipas rregullores të trajtohet ky Projektligj. Muja duhet të përgjigjet publikisht pasi që shkelja e rregullores së Kuvendi është e barabartë me shkeljen e kushtetutës së Kosovës, shkelja e rregullores është më e rënd se sa të shkelet një ligji”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark