×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    U akuzua për shpëlarje parash, ish-gjykatësi kosovar dënohet me 10 muaj burgim

    Insajderi
    24 October 2022 - 10:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-gjykatësi kosovarë Kolë Puka është dënuar me 10 muaj burgim e 2 mijë euro gjobë nga Gjykatë lidhur me akuzat për shpëlarje parash. Atij po ashtu si dënim plotësues i është konfiskuar shtëpia me shënime si në certifikatën e lëshuar në Prishtinë, më 18 janar 2008.

    Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj ish-gjyqtarit Kolë Puka, i akuzuar për shpëlarje parash, duke e dënuar me dënim unik prej 10 muaj burgim dhe 1 mijë euro gjobë.

    Aktgjykimi ndaj ish-gjyqtarit Puka u shpall të hënën, nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Suzana Çerkini, raporton “Betimi për Drejtësi“.

    Sipas aktgjykimit, lidhur me pikën e parë të dispozitivit, i akuzuari dënohet me gjobë prej 1 mijë euro dhe dënim me burgim prej 6 muajsh.

    Kurse, për pikën e dytë të dispozitivit, i akuzuari Puka dënohet me gjobë prej 1 mijë euro dhe 6 muaj burgim.

    Të njëjtit, i shqiptohet dënim unik prej 10 muaj burgim dhe 1 mijë euro gjobë.

    Po ashtu, të akuzuarit Puka iu shqiptua edhe dënim plotësues, pra i konfiskohet shtëpia me shënime si në certifikatën e lëshuar në Prishtinë, më 18 janar 2008.

    I njëjti detyrohet t’i paguajë shpenzimet procedural në shumën prej 100 euro dhe 50 euro për fondin për kompensimin e viktimave të krimit.

    Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese pasi aktgjykimi të marrë formën e prerë.

    Bashkë me Kolë Pukën në këtë rast akuzohej edhe Z.P, mirëpo ndaj të njëjtit është pushuar procedura penale për shkak të vdekjes së tij, pasi që një gjë e tillë është vërtetuar nga certifikata e vdekjes për të njëjtin, e lëshuar nga Komuna e Klinës.

    Për këtë, gjykatasja Çerkini kishte njoftuar se gjykata ka nxjerrë aktvendim të veçantë më 8 prill të këtij viti.

    Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 4 gusht 2014, i akuzuari Kolë Puka është marrë me aktivitet kriminal nga viti 2002-2009, duke keqpërdorur pozitën e gjyqtarit pranë Gjykatës Komunale në Klinë, në atë mënyrë që gjatë aktivitetit kriminal ka përfituar mjete financiare në shuma milionëshe.

    Në aktakuzë thuhet se i akuzuari Puka, duke e ditur që pasuria e përfituar ka rrjedhur nga aktiviteti kriminal dhe me qëllim që ta fsheh, ta konvertojë apo maskojë, me këto mjete financiare ka blerë patundshmëri dhe më 4 prill 2008 në Gjykatën Komunale në Prishtinë ka vërtetuar kontratën mbi shitblerjen e patundshmërisë në vlerë prej 35 mijë euro.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark