×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    U aludua për ndarje mes tyre, Bes Kallaku i vë “pikat mbi i” marrëdhënies me Xhensilën

    Insajderi
    02 January 2023 - 12:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kohëve të fundit në media është aluduar për krisjen e marrëdhënies mes Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt, aludime të cilat morën fund, në momentin e publikimit të një video në rrjetet sociale. Por pas kësaj Besi ka bërë për herë të parë deklaratën e tij në “Zemër Luana”.

    Gjatë lojës mjaft të njohur në rrjete sociale, ku Olsi e Besi duhet të tërhiqnin letrën pa derdhur kafen Besi ka humbur sfidën dhe duhet ti përgjigjej një pyetje.

    Besi ka treguar historinë e një vajze e cila dëshironte të largohej nga qyteti i saj edhe pse e donte shumë vetëm nga paragjykimet e fjalët e njerëzve. E duke e lidhur me këtë Besi është shprehur shumë I irrituar kundrejt njerëzve që shpifnin gjëra të pavërteta dhe madje ka përfunduar duke thënë:

    “Unë e dua familjen time, dua vajzën dhe gruan time, e për të gjitha portalet ju q** r**”- ka thënë Besi, duke e vulosur që mes çiftit çdo gjë është në rregull.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark